MEKSIKË - Katër ndeshje të ligës meksikane të futbollit u shtynë të dielën pas dhunës në rrugët e disa qyteteve pas operacionit policor që çoi në vrasjen e trafikantit të drogës Nemesio "El Mencho" Oseguera Cervantes.
Dy ndeshje të ligës së parë, Queretaro - Juarez në turneun e meshkujve dhe Chivas - America në kampionatin e femrave, si dhe dy ndeshje të divizionit të dytë u anuluan.
Ekipi kombëtar meksikan ka planifikuar një miqësore kundër Islandës të mërkurën në stadiumin 'Corregidora' në qytetin e Queretaro. Federata Meksikane e Futbollit nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me shtyrjen e mundshme të ndeshjes. Duhet theksuar se këtë verë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, Meksika do të presë Kupën e Botës nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Pas operacionit që çoi në vrasjen e udhëheqësit të kartelit tw drogws, anëtarë të dyshuar të grupeve të krimit të organizuar i vunë flakën autobusëve, bllokuan rrugët dhe u përleshën me forcat e rendit. Shteti perëndimor i Jaliscos, ku u zhvillua operacioni, regjistroi numrin më të lartë të bllokimeve të rrugëve, 65, kryesisht në autostradat federale dhe shtetërore, si dhe në rrugët kryesore urbane.
U raportuan të paktën 26 viktima dhe shumë arrestime. Situata pritet të përmirësohet.
Komente









