Botërori dhe aq më shumë ndeshja hapëse, merr vëmendjen e të gjithë botës përfshirë edhe atyre që nuk janë futbolldashës. Për këtë arsye sindikata e mësuesve të Meksikës ka shfrytëzuar momentin për të protestuar për pagat e ulëta, duke shkatuar kaos pak orë para nisjes së ngjarjes më të madhe futbollistike në botë.
Mesditën e së martës në Mexico City me mijëra protestues marshuan në rrugët e qytetit, me qëllim shkuarjen drejt stadiumit Azteca ku do të mbahet edhe ndeshja hapëse e Botërorit më 11 qershor mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Megjithatë policia mori masa dhe vendosi blloqe betoni në rrugë për të penguar protestuesit të shkojnë drejt stadiumit. Palët janë duke negociuar, por frika është e madhe se mund të ketë kaos në ditën e ndeshjes.
Komente






