Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Rama: S'negociojmë me ‘non-gratën' dhe zëdhënësit e tij! Nuk ngremë komisione hetimore bazuar në thashetheme

I pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata.

"Nuk negociojmë me non-gratë dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjithë mediat e huaja. Kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta”- u shpreh Rama.

Kryeministri mes të tjerash tha se grupi i punës së ngritur nga PS ka kryer një studim mbi mënyrën sesi funksionojnë hetimore të BE, konkretisht të Gjermanisë dhe shtoi se Shqipëria mbante numrin rekord të komisioneve hetimore të ngritura në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian. Rama tha se nuk është i mundur krijimi i një komisioni hetimor kundër rregullave që përcakton kushtetuta dhe theksoi se ndër vite, këto komisione nuk kanë prodhuar asgjë pasi sipas tij bazohen në thashetheme.

“Nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme që i ke përhapur vetë. Kjo nuk mund të bëhet edhe nëse ke një mandat deputeti. Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre muajve. Kemi konsideruar 2 drejtime. E para, integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore në ligjin e komisioneve hetimore dhe e dyta, burimin e vetë ligjit të komisioneve tona hetimore që është ligji gjerman i komisioneve hetimore. Kjo është analizuar me mënyrën sesi funksionojnë komisionet hetimore të BE. Kam këtu gjithë studimin e bërë nga grupi i punës për të ndërhyrë në ligjin për komisionet hetimore. Një nga të dëhnat është se Shqipëria mban numrin rekord në Ballkan dhe BE për numrin e komisioneve hetimore të ngritura gjithë këto vite.

Nëse do shihni se cilat komisionet hetimore kanë prodhuar ndonjë rezultat mes atyre që supozohet se do të prodhojnë që supozohet të jenë 2, rishikimi i një legjislacioni ose çuarja para programeve të drejtësisë të gjetjeve me gjasë penale, atëherë do ta shikoni se ndër vite është bërë shumë zhurmë për shumë pak gjë. Nuk mund të jemi një rast unikal në Europë për ngritjen e komisioneve hetimore. Edhe në këtë pikë duhet ë jemi thjesht një vend europian. Kësaj do i shërbejë edhe ndërhyrja në ligj që do pasojë në javët në vijim për komisionet hetimore”- shtoi kreu i ekzekutivit.


Lajmi kryesor:

Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona


B.V/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë