Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona

Vendimi i Gjykatës e të Drejtave të Njeriut e Strasburgu, ka nxitur kryeministrit Edi Rama të mbajë një konferencë mesditën e sotme në lidhje me 4 vrasjet e 21 janarit, ku nga ambientet e Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK të zbardhë ngjarjen.

“Krime shtetërore si ajo e 21 janarit, historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur.Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave. Është koha që drejtësia e re të reagojë"

Nuk ka dijeni që SPAK të ketë hapur hetim por nuk e fshehu padurimin.

Nuk jam dijeni të ketë hapur çështje SPAK apo të ketë marrë përsipër çështjen e 21 janarit por nuk e fsheh që e pres me padurim në sensin e një gjëje që ka më shumë se 10 vjet dhe një nga pengjet më të mëdha që ka ky vend, që ai krim, krimi më i madh i mundshëm shtetëror në një vend demokratik të zbardhet dhe përgjegjësit të ndëshkohen ”

Duke iu referuar vendimit të Strasburgut, kryeministri thotë se gjykata ka vendosur gishtin drejtpërdrejtë te autoritetet ekzekutive të kohës dhe kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë.

"Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri, i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër, Gjykata nënvizon, vë gishtin dhe te krimi i pengimit të drejtësisë"

Rama u ndal dhe te dhuna në parlament, ku u pyet nëse mund të ketë një negociatë me Sali Berishën për të normalizuar punimet e Kuvendit. Gjithashtu sa i takon ftesës së deputetit të opozitës Gazmend Bardhi për dialog lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk ka asgjë për të negociuar ndërsa paralajmëroi se në javët që vijnë do të bëhen ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Nuk negociojmë me non gratat e zëdhënësit e tij. Kaosi në kuvend është për hallin e Berishës me drejtësinë e re. Presim që drejtësia të veprojë me drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës të tjetrit. Nuk ka asgjë për të negociuar. S'mund të hetojnë thashethemet që nxjerrin vetë. Ne do të bëjmë rishikimin e legjislacionit për krijimin e Komisioneve Hetimore." tha Rama. 

Kryeministri hodhi poshtë në mënyrë kategorike akuzat e Berishës se anëtarët e familjes së kryeministrit kanë përfituar nga fondet publike.

“Kurrë! Kurrë! Asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Biletën e fëmijës apo bashkëshortes e kemi paguar vetë”

Sa i takon çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i arrestuar prej 12 majit 2023, Rama përsëriti qëndrimin se nuk do të ndërhyjë tek drejtësia e re dhe u ndal tek kërcënimi i Greqisë me veto.

“A mundet Greqia të bllokojë? Edhe mundet, po pastaj… Nëse do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht si një vend krejt ndryshe nga ajo që ishte"

Sa i takon marrëveshjes me Italinë u shpreh i bindur se është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shprehu shqetësim për paralajmërimin e grupit të Rithemelimit se do e padisë në Kushtetuese.

“Mendoj se marrëveshja është krejt në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë. Është një marrëveshje shumë pozitive për Shqipërinë për njëmijë e një arsye, por nuk ka asnjë problem nëse e çojnë në Gjykatë Kushtetuese”- u shpreh Rama.

  Duke u pyetur për polemikat që ka shkaktuar SPAK, Rama u shpreh se është hera e parë që drejtësia vepron vetë, dhe jo sipas urdhrave nga politika.

SPAK ka ngjallur shumë polemika siç shihet sepse SPAK ka trazuar një ujë të ndenjur prej 100 e kusur vitesh.  Si ata që thonë që janë shpëtimtarët e shumëpritur të kombit tek ata që thonë është mjet represioni që e përdor Edi Rama. Këta të dytët janë në hall. Unë i kuptoj por nuk i ndihmoj dot. SPAK është e para strukturë e pavarur bashkë me gjykatën. Detyra ime është që unë, qeveria e shumica që udhëheq të mbështes SPAK pa kushte. Pa kushte që do të thotë se edhe kur kemi gjëra për të thënë të mbyllim gojën”

Kryeministri Edi Rama mbrojti dhe koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të këtij procesi.

"Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do të bëjmë diskutimin dhe analizat tona. Ka dhe një analizë tjetër që s’e kam bërë unë por dikush mjaft e zonja për të bërë llogaritë, një kritike dashamirëse e kësaj qeverie. Në atë llogari del që unë jam bërë shumë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe më ka ardhur po i njëjtë, që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh sesa të gjitha fryrjet që ne mund ti marrim të mirëqëna".

Rama hodhi poshtë si të pabaza akuzat se ai ka favorizuar botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino lidhur me tokën mbi të cilën është ndërtuar godina e televizionit Report Tv.

 

"Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë që nuk ia përmende emri, që quhet Carlo Bollino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Dihet shumë mirë pse bëhet"

Kreu i qeverisë tha se drafti për amnistinë është gati dhe së shpejti do ta kalojë në Kuvemd. Ndërsa sa i takon Reformëz Zgjedhore, Rama tha se pret që Komisioni të dërgojë një draft që më pas do të votohet në parlament. I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën për këtë çështje, Rama ironizoi duke thënë duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Edi Rama: Sulmet ndaj Carlo Bollinos të padrejta, dihet përse bëhen! Aty ku u ndërtua ishin godina të rrënuara

Kryeministri Edi Rama hodhi sot poshtë si të pabaza akuzat se ai ka favorizuar botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino lidhur me tokën mbi të cilën është ndërtuar godina e televizionit Report Tv. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së syri tv, në konferencën e sotme për median Rama tha se dihet përse bëhet sulmi të cilin e quajti shumë të ulët

Pyetja: Sot ka pasur një sërë akuzash ndaj jush se keni kaluar një sërë vendimesh për të favorizuar marrjen e një prone nga ana e një pronari të një televizioni privat I cili ka ndërtuar aty godinën e tv. Në lejen e ndërtimit që keni firmosur parashikohet rikonstruksioni i godinave, pse më pas keni firmosur për shembjen e këtyre godinave.

Edi Rama: Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë që nuk ia përmende emri, që quhet Carlo Bollino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Eshtë procedura më rutinë e ndjekur si në shumë e shumë raste të tjera kur është fjala për ngrehina të rrënuara që jepen për t’u përdorur për një sipërmarrje X, Y, Zeta.

Asgjë tjetër nuk ka këtu. Të gjitha të tjerat janë fantazira. Ti përgjigjesh dhe të sqarosh fantazirat është e kotë sepse ia thashë më përpara njërës nga koleget e tua: Ok, ata thonë kështu, ti thua kështu? Po si është e vërteta? Unë kam të vërtetën time. Merrini këto që po them, merrni jurist e nxirrni konkluzionet por është krejtësisht banale dhe nuk ia vlen, por dihet shumë mirë pse bëhet.

1700902087_WhatsAppImage20231125at09.46.18.jpeg

1700902136_WhatsAppImage20231125at09.47.57.jpeg

 

Godina që është marrë me qira nga kompania e Carlo Bollinos në vend të cilës është ndërtuar Report TV
Ora 16:01
Mocioni i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, Rama: Nuk më rezulton të ketë një vendim të prerë

 

I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës Kushtetuese mbi mocionin e papajuteshmërisë të deputetes Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i GJK është i një natyre tjetër dhe shtoi se do të interesohet me ekspertët në komisionin e ligjeve për këtë çështje.

“Nuk më rezulton që ka një vendim të qartë dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë. Vendimi është i një natyre pak më ndryshe sesa një vendim i prerë i GJK. Nuk e kam ndjekur më por do interesohem me njerëzit tanë që janë në komisionin e ligjeve”-  u shpreh Rama.

Ora 15:57
Rama mbron koncesionin e sterilizimit: Përfitimi i shtetit më i madh sesa të gjitha fryrjet! Do bëjmë analizat tona

Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të koncesionit.

Pyetja: Kontrata e sterilizimit ka pasur kosto të pajustifikueshme a mund qeveria të ndërmarë një hap për ta rishukuar apo anuluar?

 'Për të parën është një opinion i akuzës. Nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme të investohet qeveria si e vërtetë absolute. Sa I takon procesit nuk komentoj. Sa I takon pyetjes konkrete që lidhet drejtëpërdrejtë qeverisë besoj fort se sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në kantierin e reformës në shëndetësi dhe ka sjellë një transformim cilësor absolutisht të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të mjekësisë. Pastaj llogaritë e faturave nuk më takojnë mua të bëjmë. Kontrata është kontratë.

Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do të bëjmë diskutimin dhe analizat tona. Ka dhe një analizë tjetër që s’e kam bërë unë por dikush mjaft e zonja për të bërë llogaritë, një kritike dashamirëse e kësaj qeverie. Në atë llogari del që unë jam bërë shumë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe më ka ardhur po i njëjtë, që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh sesa të gjitha fryrjet që ne mund ti marrim të mirëqëna. Është vërtet përfitim i madh financiar. Janë kursyer në mos gabohem një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individë që kanë kaluar operacionet kirurgjikale. Po të llogarisni kostot, e spitalit apo të buxhetit që nuk janë të lexueshme në sy të parë del që është më ndryshe. Këtë di unë, pastaj për pjesën e faturave nuk është puna ime, maksimumi që mund të jap ndonjë ide profesionishtësh po të më nxjerrin një pikturë'
tha Rama.

Ora 15:54
Reformën zgjedhore do e bëni me Bashën? Ironizon Rama: Ku është ky se kam kohë që s’e di?

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën gjatë konferencës për shtyp. I pyetur nga gazetarët nëse do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën, Rama ironizoi duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”.

Gazetarja: A do e bëni Reformën Zgjedhore me Bashën.

Rama: Këtu jemi që ju të bëni pyetje. Unë kam nevojë t’iu bëj një pyetje. Ku është ky. Se ka kohë që nuk e di. Ku është ky?

Gazetarja: Në zyrën e tij duhet të jetë.

Rama: Do të pyes ku e ka zyrën dhe pastaj do ngatërrohemi me keq.

Gazetarja: Regjistri politik njeh  Bashën. Çuçi ka deklaruar si kryetar të PD njohim Bashën dhe vetëm me të do ta bëjmë reformën. Do ta bëni me deputet e Bashës që janë pakicë?

Rama: Pyetja ime është, ku është ky? Mbase ishte edhe si një impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjell gjithmonë buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Të thuash a do ta bësh këtë gjë me Bashën dhe të kërkosh, në rastin tim unë, se Çuçi mbase se njeh sa unë, i bie të marrë një angazhim që edhe mund të mos e mbajë dhe tjetri mund të mos shfaqet fare. Kjo është një shaka më shumë se gjysma e të vërtetës.

Thelbi është ky. PD e bekuar si një e jashtëzakonshme për Shqipërinë kur lindi është katandisur në diçka që nuk e di. Është një histori unikale edhe ka emra që po e dimë që kanë një lidhje me emrin e PD. Pastaj s’dimë ca lidhje ka PD me këtë emër me atë emër. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vet. Janë disa aspekte të saj që duhen prekur. Është një element që buron nga vendimi i GJK. Në këtë rast kemi një komision, se zgjedhim ne kush është ky kush është ai. Ai komision do bëjë reformën. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata. Komisioni ka gjithë mundësinë që të na japë një propozim për draftin, pastaj do shohim sa vullnet do ketë në sallë. Nëse do ketë 84 vota do kalojë.

Ora 15:33
Çfarë mund të bëjë qeveria që SPAK të hetojë vrasjet e 21 janarit? Rama: Nuk kemi asnjë instrument, vetëm durimin!

 

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me instrumentet që qeveria ka në dorë që SPAK të marrë në hetim vrasjet e 21 janarit, kryeministri Edi Rama u përgjigj se e vetmja gjë që mund të bëjë është të ketë durim.

Ai tha se qeveria nuk ka asnjë instrument për të ndikuar SPAK dhe shtoi se durimi është i vetmi instrument që mund të përdorë në këto raste.

“Në kujtesën time, kur ka ndodhur tragjedia e 21 janarit, unë i kam pasur flokët përgjithësisht të zeza, tani i kam plotësisht të bardha siç edhe i shihni. Kam pasur edhe më shumë flokë nga ç’kam sot. Një nga të mirat e kësaj të keqje të pashmangshme është që kam mësuar diçka që as e ndjera nëna ime nuk e imagjinonte se unë mund ta mësoja ndonjëherë, që është durimi. Ashtu siç ne nuk shoh të kemi ndonjë instrument që të ndalojmë njerëzit të çmenden kur kapërcejnë pragun e Kuvendit dhe ndezin flakadanë, nuk kemi asnjë instrument që të ndikojmë SPAK-un për të hapur këtë çështje. I vetmi instrument në këto raste, është durimi”- tha Rama.

Ora 15:31
Amnistia penale, Rama: Drafti është gati, e kalojmë së shpejti në Kuvend

Kryeministri Rama tha se drafti për amnistinë penale është gati dhe se do ta kalojnë shumë shpejt në Kuvend.

Është një proces që është bërë vazhdimisht për disa arsye, jo vetëm mbipopullimin,, por edhe për arsye të tjera. Patjetër që do bëhet përsëri. Së shpejti ne do ta kalojmë amnistinë për lirimin e një grupi të kategorive që janë sipas ligjit. Ligji është bërë gati, do ta kalojmë.

Ora 15:29
Projekti i Eco Park në Durrës, Rama: Ka qenë gangrena më e madhe e Shqipërisë së PD, turp i pashoq në fytyrën e këtij vendi

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për Eco Park në Durrës. Rama thotë se ky landfill ka qenë një gangrenë e Shqipërisë së PD dhe një trup i pashoq në fytyrën e vendit tonë.

“Në Durrës ka rënë një tërmet që ka shkatërruar dynjanë atje. Nga ana tjetër në zonën ku është ndërtuar Eco Park ka qenë gangrena më e madhe e Shqipërisë së PD. Një turp i pashoq në fytyrën e këtij vendi me mal plehrash që digjeshin në natyrë. Me kamerat e mediave më të mëdha europiane që bëjnë reportazhe për turizmin në Shqipëri, duke u tallur me cinizmin më të madh me vendin tënd dhe timin bashkë. Baza e atij ndërtimi janë rrënojat e godinave të prishura nga tërmeti. Nëse nuk është edhe ky një rast për procedurë të përshpejtuar ku duhet të pastrosh male të tëra me rrënoja dhe i shfrytëzon për të mbyllur një plagë historike atje s’ka asnjë aryse tjetër në botë për të bërë asgjë shpjet. Kjo është përgjigja ime.

Projekti Eco Park ka transformuar zonën e Porto Romanos nga një landfillu ku hidheshin mbeturinat në një park ekologjik për qytetin e Durrësit. Hapësira e Eco-Park është një territor prej 155 mijë metrash katrorë. Bashkia e Durrësit derdhte çdo vit rreth 80-90 mijë tonë mbetje në Porto Romano, por tashmë mbetjet dërgohen në landfillin e sharrës.

Dizajni për Eco Park është frymëzuar nga mozaiku i famshëm romak, ‘Bukuroshja e Durrësit’, i cili shërben si një metaforë për shndërrimin e një vendi të ndotur në një hapësirë ​​publike për rekreacion dhe edukim mjedisor.

Ora 15:19
Qeveria dha me qira ‘1 euro’, 57 mijë metër katrorë në Portin e Vlorës për ndërtimin e një kompleksi, Rama: Investim strategjik për vendin

 

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për dhënien me qira 1 euro të 57 mijë metrave katrorë në Portin e Vlorës për të ndërtuar një kompleks rezidencial.

Duke e quajtur një investime me rëndësi strategjike për vendin, Rama tha se investime të tilla nuk duhet të vihen në pikëpyetje pasi sjell ndikime të mëdha të turizëm.

“Në Vlorë do të ndërtojmë një nga 4 portet turistike të Shqipërisë. Ky është një ndikim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye ne botë për të vënë në pikëpyetje të tilla investime që kanë një rëndësi strategjike për vendin tonë. Kur vendosen pikëpyetje lidhur me mënyrën si stimulohen investimet strategjike ne turizëm është mirë të  kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera. Investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm. Ne nuk jam direkt mbështetje financiare, por fakti që e kërkojnë do të thotë se ndodh në shumë vende të tjera”- u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ora 14:59
Paralajmërimi i grupit Bardhi-Berisha për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama: Çdokush ka të drejtën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese

 

Kryeministri, Edi Rama tha se nuk është i shqetësuar mbi deklaratën e grupit të Berishës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Duke ironizuar situatën ku ndodhet opozita, Rama tha se kushdo është i lirë ta çojë marrëveshjen në GJK, pavarësisht se kjo e fundit, sipas tij është në përputhje me kushtetutën.

“Megjithatë, nuk ka rëndësi se kush është mbledhur dhe në cilën mbledhje ka qenë se ka shumë deklarata që bëhen në drejtime të ndryshme në emër të të bekuarës PD që vuan sot si një flamur i shpresës së shqiptarëve dikur mallkimin e një historie të dhimbshme për hir të së vërtetës.

Është përgjegjësi, e drejtë, liri e çdokujt që e ka një status të caktuar në lidhje me një çështje të caktuar t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese. Mendoj se marrëveshja është krejt në rregull me kushtetutën e Shqipërisë. Është një marrëveshje shumë pozitive për Shqipërinë për njëmijë e një arsye, por nuk ka asnjë problem nëse e çojnë në GJK”- u shpreh Rama.

Ora 14:52
Çështja Beleri, Rama: S’e kemi vënë në lëvizje qeverinë ta shkarkojë! Greqia edhe mundet ta bllokojë integrimin, por kjo s’është fare çështje e BE-së

 

Kryeministri Edi Rama, përsëriti serish qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e Fredi Belerit,  ku nënvizoi se nuk është vendim i qeverisë, por i drejtësisë. Rama tha ata nuk kanë vënë në lëvizje qeverinë që ta shkarkojë pavarësisht se nuk është paraqitur në detyrë. Rama tha se Greqia edhe mundet që ta bllokojë integrimin, por kjo nuk është çështje e BE-së apo integrimit.

‘Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës pavarësisht se ai nuk është paraqitur në detyrë. Sa i takon presionit që thoni ju e kam thënë opinionin tim nuk dua të komentoj për këtë sa herë që pyetëm. Qeveria nuk është palë në këtë histori. Bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrance për blerje votash, është në pamundësi të bërjes së betimit qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Kjo nuk ndodh të vëmë sistemin e drejtësisë në funksion të kërkesave nga të huajt. Kjo është e prerë ne nduk ndërhyjmë për asnjë arsye dhe asnjë formë në punë e institucioneve të drejtësisë dhe aq më pak të institucioneve të reja. Janë produkte të një përpjekje që e kemi udhëhequr ne, realizuar ne. Reformën në drejtësi në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet t’i mbështesim duke mos u përfshirë. A mundet Greqia të bllokojë? Edhe mundet. Nëse kjo do të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë joserioze që Shqipëria që njihet botërisht sot si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm, të kthyer nga një vend që nuk mungon në toplistat e destinacioneve të preferueshme, të bllokohet për një çështje që nuk është fare çështje e BE-së apo integrimit. Është një çështje që edhe në aspektin bilateral është minore në raport me çështjet e rëndësishëm.’- tha Rama.

Ora 14:46
Miratimi në parim i buxhetit 2024, Rama: Kishte 2 rrugë, ose të përdornim forcën muskulare, ose të votonim dhe të iknim

 

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është aspak normal fakti që votimi i buxhetit të vitit 2024 të bëhej pa pasur diskutime në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Por argumentoi se nuk kishte mënyrë tjetër duke parë aksionin e dhunshëm të opozitës.

“Dëshira për ta diskutuar është e padiskutueshme nga ana jonë. Por kur ti shkon në Kuvend për të folur dhe gjendesh përballë një grupi individësh që bëjnë ato veprime, ka dy rrugë, ose të tregosh forcën e muskulaturës ose në pamundësi për të folur të votosh dhe të vazhdosh rrugën”-tha Rama.

Ai tha se opozita do të vazhdojë të humbasë në zgjedhje sepse ende nuk e di rolin e saj në Kuvend. Sa i takon nismave që mazhoranca i miraton me shumicë votash dhe rrëzimin e nismave të opozitës, Rama tha se në këtë mënyrë funksionon në të gjithë Kuvendet e botës.

“Unë nuk e di se cila është opozita aty. Jo vetëm për arsye se nuk dihet se kush është kush në aspektin formal por për arsye se të bësh opozitë do të thotë të flasësh, të sfidosh kundërshtarin në qeveri me forcën e fjalës, argumentit, energjisë që duhet të prodhosh në mënyrë që njerëzit që të kanë çuar aty të kenë gjithmonë e më shumë arsye që të të mbështesin. Kjo është të bësh opozitë. Opozitat nëpër parlamentet demokratike nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Në të gjithë parlamentet e botës, mazhoranca ka numrat. Opozita është aty për të fituar debatin në zemrat dhe mendjet e njerëzve se debatin aritmetik nuk e fiton dot”- shtoi kryeministri.

Ora 14:36
Rama: Asnjë familjar i imi nuk ka përfituar kurrë nga fondet publike! Udhëtoj me avionët e linjave si gjithë shqiptarët

 

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me akuzat e Sali Berishës, në drejtim të tij për abuzim të fondeve publike, tha se kurrë asnjë familjar i tij nuk ka përfituar nga fondet publike. Sa i takon shpenzimeve për fluturimet, kreu i qeverisë tha se ai udhëton si të gjithë shqiptarët e thjeshtë me avionët e linjave, ndërsa shtoi se kur shoqërohet nga bashkëshortja apo fëmijët, secili paguan biletën.

‘Nuk jam i pirur që tu përgjigjem akuzave të dikujt është subjekt i listës së zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë. Subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Shmangia do krijonte një keqkuptim të padrejtë, që janë shënjestër e kësaj mënyrë shumë të ulët të të shfrytëzuarit të mundësisë për të folur në publik. Kurrë në asnjë rast asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi dua që ta mësojnë të gjithë dhe ata që mund të impresionohen nga akuza absurde të mln eurove të shpenzuara për fluturime, që unë dhe të gjitha rastet kur anëtar të familjes sime udhëtojnë më mua, udhëtoj në dy mënyra në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime si kryeministër, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si gjithë shqiptarët në ekonomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes. Në të gjitha rastet kur ka ndodhur që mund të kem një vizitë pune dhe bashkëshortja ime të më shoqërojë, biletën e saj e kemi paguar vetë, s’e ka pagur shteti. E bëj këtë sqarim për mënyrën si e kuptojmë ne në familjen tonë detyrën time. Asnjë nga këto akuza e hedhje përpjetë të llumit nuk shkon deri në fund kur mbetet midis se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Duhet që ju ti verifikojë këto që them. Nëse ka diçka që nuk shkon ta ekspozojë. Ta bëj me dije. E them me shumë krenari, megjithëse do të ishte norma jo përjashtimi pasi çdo përpjekje për të bërë konkurencë në pisllëk me familjen time është një përpjekje e dëshpëruar dhe e neveritshme që nuk ka asnjë shans të fitojë.’- tha Rama.

Ora 14:28
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Rama: S'negociojmë me ‘non-gratën' dhe zëdhënësit e tij! Nuk ngremë komisione hetimore bazuar në thashetheme

I pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata.

"Nuk negociojmë me non-gratë dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjithë mediat e huaja. Kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta”- u shpreh Rama.

Kryeministri mes të tjerash tha se grupi i punës së ngritur nga PS ka kryer një studim mbi mënyrën sesi funksionojnë hetimore të BE, konkretisht të Gjermanisë dhe shtoi se Shqipëria mbante numrin rekord të komisioneve hetimore të ngritura në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian. Rama tha se nuk është i mundur krijimi i një komisioni hetimor kundër rregullave që përcakton kushtetuta dhe theksoi se ndër vite, këto komisione nuk kanë prodhuar asgjë pasi sipas tij bazohen në thashetheme.

“Nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme që i ke përhapur vetë. Kjo nuk mund të bëhet edhe nëse ke një mandat deputeti. Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre muajve. Kemi konsideruar 2 drejtime. E para, integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore në ligjin e komisioneve hetimore dhe e dyta, burimin e vetë ligjit të komisioneve tona hetimore që është ligji gjerman i komisioneve hetimore. Kjo është analizuar me mënyrën sesi funksionojnë komisionet hetimore të BE. Kam këtu gjithë studimin e bërë nga grupi i punës për të ndërhyrë në ligjin për komisionet hetimore. Një nga të dëhnat është se Shqipëria mban numrin rekord në Ballkan dhe BE për numrin e komisioneve hetimore të ngritura gjithë këto vite.

Nëse do shihni se cilat komisionet hetimore kanë prodhuar ndonjë rezultat mes atyre që supozohet se do të prodhojnë që supozohet të jenë 2, rishikimi i një legjislacioni ose çuarja para programeve të drejtësisë të gjetjeve me gjasë penale, atëherë do ta shikoni se ndër vite është bërë shumë zhurmë për shumë pak gjë. Nuk mund të jemi një rast unikal në Europë për ngritjen e komisioneve hetimore. Edhe në këtë pikë duhet ë jemi thjesht një vend europian. Kësaj do i shërbejë edhe ndërhyrja në ligj që do pasojë në javët në vijim për komisionet hetimore”- shtoi kreu i ekzekutivit.

Ora 14:19
Vrasjet e '21 janarit', Rama: Drejtësia e re t’i zbardhë! S’u vranë nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri

Nga kryeministria, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që drejtësia e re të zbardhë vrasjet e 4 qytetarëve në Bulevard në protestën e 21 janarit 2011. Duke ju referuar edhe vendimit të gjykatës së Strasburgut, kreu i qeverisë shqiptare tha se ai ishte një krim shtetëror dhe duhet që drejtësia e re ta zbardhë. Sipas Ramës, prokuroria e trajtoi si leckë provën e dalë para disa kohësh.

'Mirëdita, mire se keni ardhur! Së pari, dua të sjell në vëmendjen e të gjithëve se jemi në përfundim të një viti dhe në prag të fillimit të një viti tjetër, i cili qysh në nisje të tij do të risjellë në këtë godinë prindërit, bashkëshortët, fëmijët, familjarët e katër qytetarëve të vrarë nga shteti, nga qeveria, nga dritaret dhe gardhi i kësaj godine në 21 janar.

Është për të ardhur keq që në ndërkohë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka nxjerr një vendim shumë domethënës, shumë kuptimplotë, shumë të qartë lidhur me një krim shtetëror, që prej më shumë se një dekade është mbuluar nga pluhuri i jo vetëm harresës, por edhe i pabesisë së institucioneve të drejtësisë, reagimi i përgjithshëm në mexhlisin e debatit publik dhe mbi të gjitha i zëdhënësve të opinionit publik, pra i mediave ka qenë fare i zbehtë, por unë nuk jam këtu për të kritikuar mediat, por jam këtu për të risjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi të Gjykatës Europiane mbi jetën shoqërore të vendit tonë. E kam thënë qysh në krye të herës që krime shtetërore si ai i 21 janarit, historia mëson se vonojnë shumë për tu zbardhur, por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur.

Në ndërkohë që Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht pastaj edhe me dhimbjen dhe të drejtën e familjareve të viktimave në radhe të parë, por edhe të gjithë shoqërisë për të njohur deri në fund të vërtetën dhe e ka trajtuar si një leckë, një provë të re të dalë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë pasi në ndërkohë, qysh se ky krim ka marrë rrugët e Prokurorive dhe Gjykatave të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.

Leximi i vendimit të Gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur prej nesh në vite dhe vendosja e gishtit drejtpërdrejtë tek autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë, jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbetur pa autor sepse vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri, i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër, Gjykata nënvizon, vë gishtin dhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është shumë e qartë në vendim se autoritetet ekzekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale, (kriminale) drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Unë e kam bindje të palëkundur edhe sot e gjithë ditën, që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet. Mund të vazhdojë të vonohet. E për këtë arsye jam këtu duke i shprehur këto konsiderata sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, për moralin e reformës në drejtësi, për moralin e institucioneve të reja të drejtësisë që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave, të mos vazhdojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë tërheqja e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së bërjes deri në fund drejtësi për mbi janarin.

Përballë 21 janarit dhe krimit shtetëror të 21 janarit, të gjitha të tjerat kanë rëndësinë e tyre, por janë shumë herë më pak në mundësinë për të peshuar në vendosjen e plotë të të gjithë themelit të ri të drejtësisë, i cili sapo ka nisur të ndërtohet. Nëse 21 janari mbetet në ajër, atëherë dhe themeli i ri i drejtësisë nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik, në një vend ku askush nuk është mbi ligjin dhe ku askush nuk mund ta ushtrojë pushtetin e përkohshëm për të marrë jetë njerëzish te pafajshëm.

Kjo ishte hyrja ime, por natyrisht përderisa ju kam ftuar, jam i gatshëm për pyetjet tuaja sepse ka dhe gjëra të tjera që janë me interes në këtë fazë. '- tha Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P. Hajdini: 25/11/2023 19:09

    Sali Berisha dhe shpura e tij duhet tё pёrgjigjen para Ligjit pёr tё grabitjet dhe krimet qё kanё kryer. Por jo çdo gjё qё ai dhe deputetё, gazetarё, specialistё e qytetarё demostrojnё janё thashetheme. Sidomos kur Organet e Ligjit flasin e vendosin. A janё thashethemekёto: 1. SPAK-GJKKO kanё vendosur sekuestrim tё pronёs sё Artan Gaçi (bashkshorti i tre herё ish-Ministres Olta Xhaçka) ku ёshtё dhёnё me 2 VKM (Vendime tё Kёshillit tё Ministrave) Statusi i ‘Investitorit Strategjik’. 2. Po ashtu, SPAK-GJKKO kanё vendosur sekuestrim tё Portit ushtarak tё Sarandёs, i cili i ёshtё dhёnё me Urdhёr e presion tё ish-Ministres sё Mbrojtjes Olta Xhaçka si Konçesion pёr 1 Euro njё Oligarku shqiptar nga Tirana, nё shkelje flagrante me Statusin e Territorit Ushtarak dhe atё tё Sistemit tё Mbrojtjes sё Republikёs sё Shqipёrisё – vend antar i NATO-s. Pёr konfliktin e interesit tё Deputetes dhe tё tre herё ish-Ministres Olta Xhaçka me Statusin e Investorit Strategjik ne Bregdet tё bashkshortit Artan Gaçi (VKM e parё) e shtuar me atё tё kunatёs sё saj amerikane (VKM e dytё), Gjykata Kushtetuese ka vendosur qё nё 27 Janar 2023 duke konstatuar qё kjo Çёshtje duhet pёrcjellё si e tillё nё kёtё Gjykatё.

    Përgjigju
  • Delta: 24/11/2023 21:21

    Kush ka urdheruar ose qene pjestar i vrasjeve te 21 Janarit, 2011, ne burg e madje ne litar, e do zakoni!!! I pari Berisha, qe deshtoi nga injoranca te mbante situaten; I dyti Luli i tij i posaqisur qe ska nevoje per koment; i treti Rama qe organizoi dhe nxiti dhunen me synim perplasje per perdorim kriminal politiko-shtetkapje; dhe sigurisht i katerti Doshi ose "operativi" besnik i Rames, mbeshtetes dhe financues me organizaten kriminale qe drejton, nga Tirana gjer ne Australi!!! Oburra "drejtesia" e re, kapi dhe denoi plehrat!!!

    Përgjigju
  • I am: 24/11/2023 16:15

    Drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar. Nese eshte krim shteterore si ka mundesi qe shteti e pengon? 21 Janari u varros dhe ti je super zhgenjim. Kur te vdes Saliu krimet do ti marr ne varr me vete.

    Përgjigju
  • Rama cazzo: 24/11/2023 15:57

    O psikopat zhduku sduam te shohim me

    Përgjigju
  • drejtesi e munguar: 24/11/2023 14:48

    Pas 10-t vitesh ne qeveri,duhej Vendimi i Gjykates te Strasburgut qe te ngrihej zeri per "vrasjet ne bulevard".A kemi pergjigje per vonesat?Qeveria nuk ben gjykaten por kishte te drejten te kerkonte mbi bazen e provave qe ajo vrasje te rihapej.Te shohim se cdo te bej kjo "gjykate e trembur" a do ta theres dot S.Berishen?Deri me sot Ai i ka bere e po i ben karshillek ligjit e shtetit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 24/11/2023 14:44

    Njeres te mire! Edhe ju sufllaqexhinj hallexhinj qe ja keni shitur shpirtin "gjigandit liberator boteror"-edvinit te salehut mos shikoni cfare thote edvini e partia,se rruge te mbare ka zene Shqiperia. Triada saleh-olsi-like udheton me deshperim drejt fundit te pashmangshem-humneres se thelle dhe te pakthyeshme!

    Përgjigju
  • Gjatë: 24/11/2023 14:40

    Pra kapeni Saliun. Drejtësia shumë e re.

    Përgjigju
  • Gazepi: 24/11/2023 14:19

    Llum xhepist i gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia