Kaosi i PD, Ambasadori i BE: Dhuna nuk është mënyrë për të dialoguar! Gjeni rrugën e duhur, duhet gatishmëri nga të dyja palët

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se dhuna dhe ndërprerja e punës së Kuvendit nuk janë rruga e duhur për t’u angazhuar në dialog. I pyetur për kaosin e PD në Kuvend, Gonzato tha se shpreson që të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën, duke theksuar se duhet gatishmëri nga të dyja palët, jo vetëm nga mazhoranca.

"Jam përpjekur që ta lehtësoj sa më shumë të jetë e mundur këtë gjë. Jam përpjekur që  të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën sepse sërish, siç e thashë edhe në Komitetin e Përbashkët Parlamentar, midis euro-parlamentarëve dhe anëtarëve të Kuvendit pak ditë më parë, suksesi i Shqipërisë është pronësi e gjithkujt, nuk është thjesht një prerogativë e shumicës apo e opozitës. Të gjithë duhet të ndjehen autorë, të gjithë duhet të kenë pronësi në të dhe do të vazhdoj ta ndaj këtë mesazh.

Ka mënyra për ta shprehur mospajtimin, për të shprehur ndryshimin e mendimit dhe anëtarët e Parlamentit Europian patën një dialog për këtë me homologët shqiptarë. Në këtë kontekst, nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në një dialog politik, që sigurisht, mbështetet në ndryshimin e pikëpamjeve.

Kështu që, shpresoj që do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën. Nga ana ime, mbetem i gatshëm të ndaj çdo lloj informacioni që duan, por siç e thashë më parë, kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga ana e qeverisë", tha Gonzato. 


Lajmi kryesor:

Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj


SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur