Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj

Tirane-  Shqipëria është në kohë për të kapur ofertën e Brukselit. Të tillë e cilësoi Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato mbështetjen që Komisioni Evropian i dha Shqipërisë për të mbyllur procesin e negociatave deri në 2027-ën, teksa i dorëzoi sot (31 tetor 2024) personalisht kryeminsitrit Rama progres-raportin me vlerësimet dhe rekomandimet e radhës.

Mbështetje që vjen me kushtin e përhershëm, atë të të përmbushjes së reformave.

 "Kjo është një ofertë nga ana jonë për gadishmëri e mbështetje por kërkon nga ana tjetër përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik nga Shqipëri e gadishmëri nga vendet anëtare për të rënë dakord për çeljen e kapitujve. Është e rëndësishme të kesh një objektiv sepse jep fokus dhe ofron stimul. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëqoftëse autoritete shqiptare intensifikojnë më tej hapin e reformave të orientuara nga BE, konkretisht të sundimit të ligjit, konsolidimin e bilancit për zbatimin e ligjit, luftën efektive të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nxitjen e të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias, të drejta e pronësisë dhe pakicat" tha ambasadori Gonzato.

Punë që për kryeministrin Edi Rama do të vazhdojë intensivisht me premtimin se Shqipëria evropiane do të jetë gati në 2030-tën, megjithatë i bindur se ky proces nuk është vetëm teknik, por edhe politik.

“Sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit .Do jemi gati ta ngremë flamurin në Bruksel brenda kësaj dekade. Deri në fund të 2027, ne do bëjmë punën që kjo të ndodhë. Nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE të vendimmarrja për t’u ulur në tryezë ka edhe një nivel tjetër që është niveli polik. Vendimmarrjen politike ne se kemi në dorë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që funksionon si në BE”.

Megjithatë, progresit të vendit, i deleguari i BE-së I bashkëngjiti dy prej shqetësimeve kryesore, ndikimin politik në drejtësi, dhe lirinë e medias për të cilën e cilësoi problematike.

Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në në sistemin gjyqësor dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në meritë të anëtarëve jo magjistratë në KLGJ dhe në KLP. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe SPAK ka bërë një punë të mirë dhe me rezultate konkrete. Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres e sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve. 

Thirrjes së ndërkombëtarëve për dialog politik në një kohë kur opozita është në bojkot e protesta, Rama iu përgjigj me vullnetin për dialog, por që sipas tij mungon nga pala kundërshtare.

Gonzato: Nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë…shpresoj se do gjendet një rrugë për ta riangazhuar opozitën. 

Rama: Sot, e që nga dita e parë, deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë. Është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjet e qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime. Edhe zgjedhja për të vrarë veten është legjitime nuk ndalohet dot, më vjen keq.

Kryeministri e quajti progres raportin të balancuar dhe u bëri thirrje të gjithë institucioneve ta lexojnë.

 Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet e progresin e bërë, shënjon me përpikmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej, si dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për t’i përmbushur plotësisht kushtet e anëtarësimin dhe në paraqitjen e përmbledhur të ambasadorit ishte shumë e qartë se cilat janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të re të procesit.

Shqipëria mundi të nisë dy javë më parë bisedimet konkrete për anëtarësim me hapjen e grupkapitullit të parë, të njohur si Themeloret, ku përfshihen fusha të rëndësishme që nga Administrata publike, Gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar. Raporti i këtij viti nis pikërisht me analizën e situatës në këto fusha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Liria e shprehjes dhe media, ambasadori Gonzato: Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë! Gazetarët punojnë në kushte problematike

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato foli për progres raportin e KE për Shqipërinë, gjatë konferencës me kryeministrin Rama. Ambasadori Gonzato u ndal edhe tek gjetjet e raportit për lirinë e shprehjes dhe medias. Gonzato tha se sipas progres raportit nuk ka pasur progres sa i takon lirisë së shprehjes, duke theksuar se duhet punuar më shumë në këtë drejtim.

"Së fundmi do të doja një tjetër fushë shumë e rëndësishme është edhe ku vazhdon raporti i këtij viti për lirinë e shprehjes natyrisht për fat të keq Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbi vendosjen e interesave të biznesit, medias dhe politikës në këtë drejtim dhe kushtet problematike të kushteve të punës së gazetareve dhe dua të them që po bashkëpunoj me profesor Markun për ta përmirësuar këtë gjë.

Gjithashtu dua që të them që shpresoj që çelja e grup kapitullit 1 të negociatave do të jetë  një mundësi për autoritetet shqiptare për të realizuar këto angazhime reformash për mediat të ndërmarra në udhërrëfyesin e sundimit të ligjit”, tha ai.

Ora 11:53
Kaosi i PD në Kuvend, Rama: Dialogu bëhet në tryezë, as me krahë, këmbë apo muskuj

 

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët për kaosin e PD në Kuvend, tha se qeveria ka qenë dhe është gjithnjë e hapur për dialog. Por, kreu i qeverisë thotë se dialogu bëhet në tryezë dhe jo më krah, këmbë apo muskuj.

“Unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës. Problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne. Kemi bërë propozime për të kërkuar të bashkëpunojmë, s’kemi marrë përgjigje. Sot, e që nga dita e parë, deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

Ora 11:51
A do negociojë BE dialogun Pozitë - Opozitë? Gonzato: Më pëlqen muzika por nuk jam dirigjent i mirë! Rama: Zgjedhja për të vrarë veten, legjitime nuk ndalohet dot, më vjen keq

Në konferencën me ambasadorin Gonzato Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka zgjedhur të vetëpërjashtohet nga dialogu për integrimin e Shqipërisë. Madje tha se kanë zgjedhur për të vrarë veten dhe në këtë aspekt ai nuk mund ta ndalojë.

Sa i takon dialogut, unë jam shumë dakord por problem është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë. E nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan të të hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është i gatshëm për dialog nuk ka gadishmëri të flasë. Nëse nuk ka gadishmëri nga të dy anët për të folur. S’ka dialog. Ndihen të përjashtuar? Më vjen shumë keq. Është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjet e qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime. Edhe zgjedhja për të vrarë veten është legjitime nuk ndalohet dot, më vjen keq.

A do të jetë KE dirigjenti për të bërë bashkë të dy palët për t’I tërhequr në valle?

"E dua shumë muzikën, por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe e dëgjoj muzikën, në këtë rast. Por, do të keni dëgjuar që në mënyrë konstante, kur jam pyetur për situatën publike kam theksuar faktin që duke pasur rëndësinë e reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria, duke marrë parasysh që janë reforma shoqërore, nuk janë reforma për të shënuar një kutizë dhe për të miratuar disa rregullore, por për të ndryshuar mirëfilli mënyrën sesi funksionon e gjithë shoqëria  dhe kjo është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë".

Ora 11:49
Kaosi i PD, Ambasadori i BE: Dhuna nuk është mënyrë për të dialoguar! Gjeni rrugën e duhur, duhet gatishmëri nga të dyja palët

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se dhuna dhe ndërprerja e punës së Kuvendit nuk janë rruga e duhur për t’u angazhuar në dialog. I pyetur për kaosin e PD në Kuvend, Gonzato tha se shpreson që të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën, duke theksuar se duhet gatishmëri nga të dyja palët, jo vetëm nga mazhoranca.

"Jam përpjekur që ta lehtësoj sa më shumë të jetë e mundur këtë gjë. Jam përpjekur që  të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën sepse sërish, siç e thashë edhe në Komitetin e Përbashkët Parlamentar, midis euro-parlamentarëve dhe anëtarëve të Kuvendit pak ditë më parë, suksesi i Shqipërisë është pronësi e gjithkujt, nuk është thjesht një prerogativë e shumicës apo e opozitës. Të gjithë duhet të ndjehen autorë, të gjithë duhet të kenë pronësi në të dhe do të vazhdoj ta ndaj këtë mesazh.

Ka mënyra për ta shprehur mospajtimin, për të shprehur ndryshimin e mendimit dhe anëtarët e Parlamentit Europian patën një dialog për këtë me homologët shqiptarë. Në këtë kontekst, nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në një dialog politik, që sigurisht, mbështetet në ndryshimin e pikëpamjeve.

Kështu që, shpresoj që do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën. Nga ana ime, mbetem i gatshëm të ndaj çdo lloj informacioni që duan, por siç e thashë më parë, kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga ana e qeverisë", tha Gonzato. 

Ora 11:43
A mundet Shqipëria të mbyllë grup kapitujt brenda 2027? Rama: Ne do të bëjmë punën që kjo të ndodhë! Gonzato: E rëndësishme të kesh objektivin

A mundet Shqipëria të mbyllë grup kapitujt brenda 2027?

Ambasadori Gonzato e quan sfidë, ndërsa kryeministri Rama tha se qeveria do të bëjë punën e vet por kujtoi se edhe pas kësaj janë vendimet në nivel politik të shteteve anëtare tek të cilët nuk mund të ndërhyhet.

Ambasadori Gonzato: Kjo është një ofertë nga ana jonë për gadishmëri e mbështetje por kërkon nga ana tjetër përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik nga Shqipëri e gadishmëri nga vendet anëtare për të rënë dakord për çeljen e kapitujve. Nëse shtetet anëtare janë të bindura se Shqipëria vërtet ka bërë progres jam besimplotë se mund të bëjmëprogres të rëndësishëm. Është e rëndësishme të kesh një objektiv se jep focus ofron stimul dhe jep pronësi mbi procesin e Shqipërisë.

Edi Rama: Nuk ka pikë rëndësie për ne sa I takon progrest. Ne do të bëjmë të njëjtën punë. Në momentin ëq do të ulemi kurdo që të ndodhë ne do të jemi më përpara. Ne kem I hapur grup kapitullin e parë por të tjerë në rajon.

Shqipëria konsiderohet si vendi më i avancuar në prokurimet publike në rajon.

Ne nuk kemi humbur asnjë minutë pavarësisht problemeve të natyrës politike. Stacioni ynë dhe destinacioni

Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për të qenë anëtare e BE-së brenda kësaj decade. Do e kemi flamurin të parë se Shqipëria nis me A. A do ta bëjmë të gjithë këtë punë deri në fund të 2027? Ne do të bëjmë punën që kjo të ndodhë. Mos harroni se nga puna e faktet e punës që vlerëson KE tek vendimmarrja për tu ulur në tryezë është dhe niveli politik që nuk e kemi në dorë, por kemi në dorë punën tonë’
 

Ora 11:41
Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë të ngrejë flamurin në BE brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama thotë se do ta bëjnë gati Shqipërinë për të ngritur flamurin në BE brenda kësaj dekade.

“Do jemi gati ta ngremë flamurin në Bruksel brenda kësaj dekade. Deri në fund të 2027, ne do bëjmë punën që kjo të ndodhë. Nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE të vendimmarrja për t’u ulur në tryezë ka edhe një nivel tjetër që është niveli polik. Vendimmarrjen politike ne se kemi në dorë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që funksionon si në BE”, tha Rama.

Ora 11:28
Progres raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Më pozitivi ndër vite! KE vlerëson punën e SPAK, por kemi ende boshllëqe në fushën e drejtësisë

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencë me ambasadorin Silvio Gonzato, tha se progres raporti i BE për Shqipërinë është më pozitivi i gjithë këtyre viteve. Rama tha se e tillë është edhe ecuria e vendit, duke thënë se kjo u afirmua edhe nga konferenca e dytë ndërqeveritare, ku u hapën negociatat për grup kapitullin e parë.

Rama u ndal në disa pikat kyçe të raportit, si drejtësia, duke thënë se përtej politikës së brendshme, BE vlerëson punën e SPAK. Edhe pse, kryeministri thotë se në fushën e drejtësisë ka ende boshllëqe që duhet të përmbushen.

“Unë e kam thënë, sot është rasti për ta përsëritur, që raporti i progresit në këndvështrimin tim është dokumenti më i plotë më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës. Është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo perceptime, sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve europiane.

Sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit. Konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendeve të BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.

Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë shënjon edhe piketat për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të mbushur kushtet e anëtarësimit. Është një proces që vazhdon, por cilido dëshiron të kuptojë se ku ndodhet Shqipëria, bën mirë ta lexojë këtë raport. Askund tjetër s’do gjejë një analizë të përpiktë dhe panoramë të vërtetë të panoramës së vendit.

Drejtësia përtej politikës të brendshme, raporti bën vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndejshme në funksionalitetin e drejtësisë në vend. Ka pika. Me shumë të drejtë KE vlerëson punën e SPAK, vazhdimësinë e rezultateve. Ekonomia dhe rritja e mirëqenies, raporti e konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE”, tha Rama.

Ora 11:27
Ambasadori i BE: Ka orvatje për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor! Lufta kundër korrupsionit ka progres! SPAK po punon mirë

 

'Shqetësuese mbetën orvatjet për ndërhyrje dhe trysni politike në në sistemin gjyqësor', kështu është shprehur ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalimin që mbajti pasi i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin e BE për Shqipërinë për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij Gonzato tha se lufta kundër korrupsionit ka progres. Gonzato vlerësoi edhe punë e bërë deri më tani të SPAK.

“Ka një përmirësim në luftën kundër korrupsionit, SPAK po bënë një punë të mirë. Funksionimi i gjyqësorit kaq një hapësirë të rëndësishme. Komisioni vëren progres në këtë fushë sidomos sa i përket procesit të vetingut. Në luftën për krimin e organizuar është bërë disi proges, falë spakut që ka rritur kapacitetin në forcimin e luftës së pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve që vijnë nga veprimtari kriminale.  Shqetësimet mbetën sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në në sistemin gjyqësor dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në meritë të anëtarëve jo magjistratë në KLGJ dhe në KLP. Raporti jep rekomandime për të trajtuar këto çështje. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe SPAK ka bërë një punë të mirë dhe me rezultate konkrete", tha ai. 

Ora 11:18
Ambasadori Gonzato i dorëzon Ramës progres raportin për 2024: BE mbështet ambicien e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat deri në 2027

 

Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin e BE për Shqipërinë për vitin 2024. Gonzato tha se BE mbështet ambicien e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat deri në 2027.

Çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, Gonzato e quan një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.

“Raporti i këtij viti del në një kornizë të favorshme për integrimin. Çelëm negociatat për grupkapitullin e themeloreve. Nuk do lodhem kurrë së theksuar se sa shumë kjo shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.

Vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE si përparësi kyçe. Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. KE mbështet çeljen e gupakpitullit 6 marrëdhëniet me jashtë nëse ky trend pozitiv vazhdon. Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme”, tha Gonzato.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 31/10/2024 19:13

    Me mashtrime, edhe pak se u futët, në Sharrë do shkojnë të gjithë, jo BE.

    Përgjigju
  • eni: 31/10/2024 12:59

    asnjehere nuk i thone gjerat troc,por anash e anash . zoti ambasador i BE kur dilni ne publik flisni per popullin dhe jo per qeverine.ndaj flisni troc dhe jo as mish as peshk progresi i ngadalte ,apo ska bere prokes sa duhet eshte e njejta gje.por japin kuptim tjeter kur i shpreh ndaj per popullin do flisni ndonjehere????apo cpune keni ju me popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi: 31/10/2024 11:37

    Për një herë te vetme mund ti thoni gjerat siç janë? Si mund te jete gati nje vend që ndikon ne gjyqësor e drejtësi? Thjeshtë tha që nuk bëhemi se skemi shtet e institucione te pavarura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund