Kaosi i Rithemelimit, Koduzi: Lojë mes Ramës e Berishës kundër Bashës! Koçi: Nuk dialogojmë me ish-kryeministrin! Është frikacak ordiner që s’përballet me drejtësinë

Prej javësh grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë kirjura një situatë të paprecedentë në Kuvend, duke mos lejuar rendin normal të zhvillimit të seancave plenare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Gazment Koduzi tha se kjo është një lojë e Berishës dhe Ramës për të sulmuar PD-në. Koduzi tha se PD nuk e mbështet kaosin e krijuar në parlament dhe shpreh shqetësimin për këtë që po ndodh.

‘Crik, kemi parë fatkeqësisht që në politikën shqiptare këto 33 vite vetëm cirk. Kaosi në Parlament skenar kundër PD dhe Bashës. Ka që pas kuvendit të 2 shtatorit që ka shkuar shkresa në parlament që Bardhi nuk është as anëtar i PD-së. Nikolla vazhdon të mbaj të kryetar të grupit parlamentar Bardhin. Grupi i Bardhit shkoi te Berisha për një vend në lista. PS është bërë aleate me grupin e Berishës në Kuvend, janë kundër SHBA. Gjykata njeh Lulzim Bashën kryetar të PD.’- tha Koduzi.

Sa i takon aksioneve të SPAK, Koduzi nënvizoi se mbështet drejtësinë, ndërsa shtoi se njëri i fshihet drejtësisë duke ju referuar Ramës dhe tjetri llogaridhënies duke ju referuar Berishës.

‘Mbështesim aksionet e fundit të SPAK. Ne e dimë tashme se thembra e Akilit të shoqërisë shqiptare është korrupsioni që nuk po lejon. Njëri i fshihet drejtësisë, ndërkohë që tjetri i fshihet llogaridhënies duke bërë këtë cirk në Kuvend. PD e mbështet fuqishëm SPAK-un dhe nëse ka një dritë për t’i dhënë një të ardhme më të mirë shqiptarëve është një drejtësia.’- tha Koduzi.

Ndërsa për deputetin socialist Petro Koçi, kaosi i krijuar në Kuvend është vetëm për interesat personale të Sali Berishës. Për gazetarin Arbër Hitaj, Koçi deklaroi se nuk dialogojnë me Berishën, pasi e quan SPAK organizatë kriminale, ndërsa shtoi se është një frikacak ordiner që nuk përballet me drejtësinë.

‘Është republika e re! Më në fund kemi një drejtësi që po kundërvepron ndaj pushteteve që deri tani kanë qenë të pakontrollueshme. Kam parasysh individë të fuqishëm politikë që kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk janë prekur nga drejtësia. Kjo situatë e krijuar në parlament s’ka lidhje me komisionet hetimor, por ka lidhje me situatën personale në të cilën ndodhet Sali Berisha. Nuk dialogojme me Berishën, quan SPAK organizatë kriminale. Nuk është Lindita Nikolla gjyqtare. Kjo është situata. PS nuk zëvendëson gjykatat.  Ka hallin e prapanicës së vet s’ka hallin e shqiptarëve. Është një frikacak ordiner. Deri dje i ka zënë goja lesh duke folur për drejtësinë tani që e thërret drejtësia nuk shkon.’- tha Koçi.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje