Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Çollaku: PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanikë

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Çollaku: PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanikë

1700595356_KreshnikCollaku.jpg

Pas reagimeve të ambasadës amerikane, britanike dhe ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, që shprehën shqetësimin për skenat e dhunës nër parlament nga Rithemelimi, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i cili shprehet se PD ndan shqetësimin me partnerët.

"Përshëndes deklaratat konstruktive të partnerëve tanë strategjik SHBA-Britani e Madhe, për dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës. Me përgjegjësinë ndaj interesit të qytetarëve prej më shumë se një muaj, opozita kërkon kthimin në normalitet të Parlamentit dhe funksionimin e plotë të tij, duke respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimim normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë. Është e papranueshme për një vend demokratik që dialogu konstruktiv mes palëve të zëvendësohet me shndërrimin e sallës së parlamentit në repart gardist, për të shuar me forca sigurie zërin e opozitës për të drejtat e saj. Me besimin e plotë se funksionimi normal i Parlamentit kërkon mbi të gjitha respektimin e opozitës, i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës të reflektojnë dhe ti krijojnë opozitës mundësinë për të ushtruar e qetë të drejtat e saj kushtetuese në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Ngritja e Komisioneve Hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës, janë parakushte për një Shqipëri të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat në BE."


Lajmi kryesor:

Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, ambasada e SHBA-së dhe ajo Britanike të shqetësuara: Tensionet jo në interes të Shqipërisë! Duhet dialog konstruktiv


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje