Diplomacia ndërkombëtare është e shqetësuar për kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend, me ndezje tymuesesh si dhe përmbysje karrigesh.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar". Ambasada nënvizon për Zërin e Amerikës më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Po ashtu edhe ambasada britanike në vendin tonë i ka tërhequr vëmendjen opozitës në lidhje me kaosin e krijuar në Kuvend një ditë më parë. Në thirrjen e saj, ambasada kërkon dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur, pasi është thelbësore për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.

Ambasada britanike kërkon që shumica dhe opozita të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

‘Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.’- shkruan ambasada britanike.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në Kuvend nga Rithemelimi prej disa javësh. Diplomati gjerman ka theksuar se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit, ndërsa po ashtu u ka bërë apel opozitës dhe mazhornacës që të bashkëpunojnë.

Po ashtu edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur shqetësim për kaosin e krijuar në Kuvend tashmë prej javësh. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada italiane i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të punojnë bashkë në mënyrë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij.

Kuvendi miratoi dje (20 nëntor) buxhetin e shtetit mes flakëve, në një seancë të shkurtër, pas kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve. Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancave plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës. Disa prej tyre ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e punës, ndërsa një prej tyre mori flakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Kaosi në Kuvend, ambasada italiane në Tiranë shpreh shqetësim: Mazhoranca dhe opozita të punojnë bashkë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij

1700664428_kuvendi1.jpg

Ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur shqetësim për kaosin e krijuar në Kuvend tashmë prej javësh.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada italiane i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të punojnë bashkë në mënyrë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.”, thuhet në reagim.

Ora 20:26
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Çollaku: PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanikë

1700595356_KreshnikCollaku.jpg

Pas reagimeve të ambasadës amerikane, britanike dhe ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, që shprehën shqetësimin për skenat e dhunës nër parlament nga Rithemelimi, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i cili shprehet se PD ndan shqetësimin me partnerët.

"Përshëndes deklaratat konstruktive të partnerëve tanë strategjik SHBA-Britani e Madhe, për dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës. Me përgjegjësinë ndaj interesit të qytetarëve prej më shumë se një muaj, opozita kërkon kthimin në normalitet të Parlamentit dhe funksionimin e plotë të tij, duke respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimim normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë. Është e papranueshme për një vend demokratik që dialogu konstruktiv mes palëve të zëvendësohet me shndërrimin e sallës së parlamentit në repart gardist, për të shuar me forca sigurie zërin e opozitës për të drejtat e saj. Me besimin e plotë se funksionimi normal i Parlamentit kërkon mbi të gjitha respektimin e opozitës, i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës të reflektojnë dhe ti krijojnë opozitës mundësinë për të ushtruar e qetë të drejtat e saj kushtetuese në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Ngritja e Komisioneve Hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës, janë parakushte për një Shqipëri të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat në BE."

Ora 17:45
Kaosi i Rithemelimit/ Ambasadori gjerman, Bergner: Parlamenti të plotësojë rolin e tij kushtetues, mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë

1700585360_0000.JPG

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në Kuvend nga Rithemelimi prej disa javësh. Pas ambasadës amerikane dhe britanike, edhe ambasadori i Gjermanisë ka theksuar se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit, ndërs au ka bërë apel popozitës dhe mazhornacës që të bashkëpunojnë.

"Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve", thuhet në reagim.