Të papranueshme e ka cilësuar deputeti i PS Lavrdim Krashi sjelljen e deputetëve të Rithemelimit dhe të deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit në Kuvend. Në emisionin “Frontline” në Report Tv Krashi tha se deputetët që krijuan kaos nuk janë përjashtuar nga Kuvendi por kanë zgjedhur të vetë-përjashtohen ndërsa u ka bërë thirrje për reflektim.
“Situata është vetë-krijuar nga deputetët e opozitës. Kur shkojnë në darkë në shtëpi e kuptojnë se sjellja e tyre është e papranueshme, nuk është sjellje qytetare dhe aq më pak nuk përfaqëson ata që i kanë zgjedhur. Unë them çfarë mendoj unë. Unë flas si qytetar. Si qytetar sjellët tona duhet të jenë në përpikmëri aq sa është e mundshme të jenë në përpikmëri. Nuk është kjo mënyra si mund të zgjidhen gjerat. Nëse Dogjani apo Mediu është ndaluar pa të drejtë ditën e hënë, edhe sikur të jetë e vertëte, pra të kishin 100% të drejtë, mënyra si e kërkojnë ata zgjidhjen nuk është e saktë.
Këta janë vetë-përjashtime sepse ata e dinë rregulloren. Se po dëgjoj që flitet për përjashtim. Jam çuditur me mënyrën si trajtohen deputetët në Shqipëri, sillen si në tokat e nënës apo babait e bëjnë ç’të duan. Deputetët janë shërbëtorë publikë. Sjellja e tyre është krejt e papranueshme”, tha Krashi.
Lajmi kryesor:
Kaosi në Kuvend, Asllan Dogjani: Ne po sillemi shumë butë, qeveria po na e merr për dobësi! Mediu: Duhet të reflektojmë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor, 21:32
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor, 10:20
-
SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata
17 Dhjetor, 14:30
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor, 09:56
-
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit
11 Dhjetor, 09:55
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor, 18:11
-
'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril
5 Dhjetor, 21:41
-
'Studio Live'/ Ndikimi i huaj në media, Poli Hoxha: Kemi marrëveshje me SHBA për dezinfomimin! Toska: Rama kërkon të kontrollojë mediat sociale, e kamuflon me ndërhyrjen ruse
4 Dhjetor, 18:08