Kaosi në Kuvend, Asllan Dogjani: Ne po sillemi shumë butë, qeveria po na e merr për dobësi! Mediu: Duhet të reflektojmë

Ndonëse skenat e dhunës dhe kaosi i kthyer tashmë në “rutinë” nga ana e deputetëve të Rithemelimit kanë bërë xhiron edhe në mediet ndërkombëtare, për deputetin Asllan Dogjani grupi Bardhi- Berisha pjesë e të cilit është dhe ai, po sillet shumë butë. Në emisionin “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon deklaroi se është përjashtuar padrejtësisht nga Kuvendi.

“Nuk duhet të isha përjashtuar unë por Edi Rama. S’ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë që deputetët të ndalohen me dhunë. Kur kjo mazhorancë kanë qenë në opozitë kanë përdorur të gjitha format e dhunshme. Çfarë po bëjmë ne? Unë kam thënë se ne po sillemi shumë butë e na e merr për dobësi kjo qeverisje.  Çfarë bëra atë ditë: kam hyrë në kuvend duke u përplas me gardistët kemi hyrë pasi kishte filluar seanca dhe i kemi kërkuar llogari kryetares së Kuvendit pse na ndalon.”

Nga ana tjetër shprehet se sipas tij kaosi i shkaktuar nga grupi Bardhi-Berisha i intereson kryeministrit Rama.

“Ne kemi kërkuar komisione hetimore. Unë mendoj që i intereson Ramës kjo sepse ai nuk do normalitet të Kuvendit”.

Madje Dogjani shkon edhe më tej duke pretenduar se janë dhunuar në parlament.

“Ne po na mohohen të drejtat tona kushtetuese dhe garda të hënën unë nuk isha i përjashtuar dhe na ndaluan me dhunë për tu futur në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët e ushtrojnë sovranitetin e tyre në mënyrë direkte por edhe me përfaqësues. Edhe drejtpërdrejt mund të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë nëse shohin se nëpërmjet dhunës së gardës deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk lejohen që të futen në Kuvend”.  

Një qasje më kritike ndaj sjelljes së deputetëve që kanë zgjedhur si kauzë kaosin kishte kreu i PR Fatmir Mediu, i cili madje u bëri thirrje të reflektojnë.

"Ne duhet të vrasim mendjen që të ketë një parlament normal.Kemi nevojë për reflektim dreqi e mori."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Deputeti i PS Krashi citon sondazhin e Report Tv: Fitojmë 80-90 deputetë në zgjedhjet e 2025

Deputeti i PS Lavrdim Krashi duke iu referuar të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, i ftuar në “Frontline” në Report Tv ka deklaruar se PS fiton 80 deputetë, kurse nëse ndryshohet sistemi, merr më shumë mandate.

“Nëse bëhen zgjedhjet sot me këtë kod zgjedhor që kemi PS fiton 80 deputetë nga 74 që ka fituar në 2021. Po flas për sondazhin. Nëse ndryshohet sistemi PS merr 90 deputetë, jo 80”.

Ora 22:20
Gazetari Poli Hoxha për kaosin në Kuvend: Opozita pa ide, ka rënë në kurth

 

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Frontline” në Report Tv ka analizuar sjelljen e opozitës në tre muajt e fundit në Kuvend duke e krahasuar edhe me mazhorancën në kohën kur kjo e fundit nuk ka qenë në pushtet.

“Opozita ka rënë në kurth, o nga pamundësia ose nga mungesa e idesë së diapazonit. O për arsye të tjera që kaloi në arsye personale. Fakti është që ka rënë në këtë kurth dhe nuk po del dot se u bënë tre mua. Të përsërisësh të njëjtën eksperiment të kërkosh rezultate. Rama ka bërë dhe më keq, thelbi është këta si do dalin nga kjo. Rama kur ka qenë në opozitë i ka përdorur bilbilat është shtrirë në mes të bulevardit, në këtë kupton mazhoranca e këtij lloji bën atë që bën, opozita është çështja çfarë bën. Si do dalë nga ky kurth”, tha ai.

Ora 22:18
‘Do ketë trazira’, deputeti i grupit Berisha-Bardhi: Nëse më bllokon mua të futem në parlament do çohet populli të hyjë

 

Deputeti Asllan Dogjani nuk e ka pritur mirë përjashtimin me 20 ditë nga Kuvendi pavarësisht se ishte pasojë e veprimeve të tij së bashku me kolegët e tjerë që udhëhoqën kaosin në seancën e kaluar në parlament.

Dogjani: Këta mendojnë se do i fusin frikën opozitës. Ne nuk kemi dëshirë të veprojmë ashtu por të flasim në parlament... Pse jemi në këto kushte? Këta mendojnë se na fusin frikën duke na përjashtuar dhe 20 ditë. Unë i kërkova pse ke vendosur gardën. E di se kështu njerëzit me vërte një moment do kenë frikë por do vijnë duke u ngritur dhe një shkëndijë duan. Unë nuk dua të dëmtohet Shqipëria. Problemi është të mos përsëriten ngjarjet e mëparshme. Nëse më bllokon mua të hyj në parlament do çohet populli të hyjë në parlament. Nëse kjo qeveri mendon se duke na futur frikën ne do i fusë frikën dhe popullit. Përkundrazi mund të përsëriten ngjarje të dhimbshme në Shqipëri. Po ikin...

Pyetje: Po paralajmëroni se do ketë trazira?

Dogjani: Sigurisht. Ku do shkosh nëse do ndalosh deputetët të hyjnë në parlament si mund të mos ketë trazira.

Ora 21:47
Mediu flet hapur: Ja ku po gabon opozita në Kuvend! Kërkesat janë legjitime, por kemi nevojë për reflektim dreqi e mori

 

Kreu i PR Fatmir Mediu i ftuar në Frontline në Report Tv ka deklaruar se opozita po gabon me “aksionin” e saj që ka për qëllim të bllokojë mbarëvajtjen e Kuvendit. Ai bëri thirrje për reflektim duke theksuar se kjo sjellje do ta dëmtojë edhe më tej opozitën.

“Kërkesat e opozitës janë tërësisht të drejta dhe legjitime. Veprimi politik i opozitës duhet menaxhuar jo te ajo çka do por te ajo që është e mundshme. Çka mund të bësh që të imponosh atë që mund të imponosh. Po të ecësh me atë çka do do vazhdosh historinë politike të 2013 dhe nuk dalim asgjëkundi. Çdo gjë është e justifikueshme deri kur nuk cënon autoritetin e opozitës.

Nuk dua të gjykoj njeri. Këto janë gjëra të rikuperueshme janë gjëra spotane. Ne duhet të vrasim mendjen që të ketë një parlament normal.

Kemi nevojë për reflektim dreqi e mori. Unë kam qenë anëtar i komisionit të Reformës Zgjedhore prej vitesh dhe shumë vite më parë kam çuar amendamente ligjore që kanë të bëjnë qoftë me lista të hapura me komisione etj. Unë mendoj se gjithmonë është e mundshme kur ka vullnet. Po të flasim për mazhorancën bindja ime është që mazhoranca nuk duhet të tejkalojë në asnjë milimetër respektimin e kushtetutës, procedurës dhe të rregullit. Kur ka respektim nga opozita për këtë shkelje duhet të ketë reflektim dhe ballafaqim.

Sa i përket opozitës, asnjë nga ne çfarë do emri të ketë e liste, nuk asnjë autoritet dhe asnjë vlerë më shumë se ata që na kanë votuar. Detyrimi përballë votuesve është që të të gjejmë një gjuhë të përbashkët për interesa të atyre që na kanë zgjedhur.

Nëse ecim për interesa të vogla ky mund të vlejë për momentin por deformon opozitarizmin”, tha Mediu.

Ora 21:27
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, deputeti i PS Krashi: Sjellje e papranueshme! Janë vetëpërjashtuar! Sillen si me qenë në tokat e nënës e babait

Të papranueshme e ka cilësuar deputeti i PS Lavrdim Krashi sjelljen e deputetëve të Rithemelimit dhe të deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit në Kuvend. Në emisionin “Frontline” në Report Tv Krashi tha se deputetët që krijuan kaos nuk janë përjashtuar nga Kuvendi por kanë zgjedhur të vetë-përjashtohen ndërsa u ka bërë thirrje për reflektim.

“Situata është vetë-krijuar nga deputetët e opozitës. Kur shkojnë në darkë në shtëpi e kuptojnë se sjellja e tyre është e papranueshme, nuk është sjellje qytetare dhe aq më pak nuk përfaqëson ata që i kanë zgjedhur. Unë them çfarë mendoj unë. Unë flas si qytetar. Si qytetar sjellët tona duhet të jenë në përpikmëri aq sa është e mundshme të jenë në përpikmëri. Nuk është kjo mënyra si mund të zgjidhen gjerat. Nëse Dogjani apo Mediu është ndaluar pa të drejtë ditën e hënë, edhe sikur të jetë e vertëte, pra të kishin 100%  të drejtë, mënyra si e kërkojnë ata zgjidhjen nuk është e saktë.

Këta janë vetë-përjashtime sepse ata e dinë rregulloren. Se po dëgjoj që  flitet për përjashtim. Jam çuditur me mënyrën si trajtohen deputetët në Shqipëri, sillen si në tokat e nënës apo babait e bëjnë ç’të duan. Deputetët janë shërbëtorë publikë. Sjellja e tyre është krejt e papranueshme”, tha Krashi.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 09/02/2024 06:38

    Eshte gjynah ti krahasosh me kafshe keta barbona se dhe kafsha degjon.Mendoj se me veprimet mesjetare te tyre epoka e zallit eshte prezent dhe njerzit quhen SHPELLARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja