TIRANË- Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit janë ndërprerë pas kaosit që u krijua ditën e djeshme me trafikun, ku mjetet mbetën të bllokuar dhe në radhë kilometrike për orë të tëra. Burime bëjnë me dije se ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks, për shkak se punimet krijuan bllokim të qarkullimit.
Kontrata e punimeve për këtë aks është 1 muaj, por parashikimet janë që të përfundojë brenda 2 javëve, pra 1 javë punime për njërën korsi dhe 1 javë për korsinë tjetër.
Burimet i thanë Report Tv se po mendohet me policinë që ndërhyrjet për riparimin e asfaltit të bëhen me fasha orare, ose gjatë natës. Por, kjo do të vendoset përfundimisht me policinë rrugore dhe ARRSH, me qëllim që të ketë lehtësim të trafikut.
Punimet nisën ditë e djeshme, por u ndërprerën. Drejtuesve të mjeteve u ishte bërë thirrje që të përdoronin rrugën dytësore: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës, por gjithsesi bllokimi i një prej akseve më kryesore të vendit solli kaos dhe trafik që zgjati me orë.
Komente










Keta jane komplet idiote. 1. Kaluan nje sezon me 12milion turiste me nje rruge skandaloze gropa gropa dhe vendosen ta ri-asfaltojne pasi e morem nje goditje anti-reklame nga te huajt per autostrade qesharake. 2. Edhe me idiot eshte fakti qe po e ri-asfaltojne tani qe kane konfirmuar qe di behet nga e para komplet. Ne fakt mire bene se lane nam me 6 km rruge Turane kthese e Rinasit qe po mbusb 1 vit. Ore 1 vit pune per te shtuar 2 korsi nga 6 km. Skandaloze. Kina per aq kohe beri uren me te madhe ne bote. Amerika ka ndertuar Empire State Building para 100 vjetesh me vinca e pune krahu per 1 vit e 45 dite. Po na mbysin te pa-aftet. Nepotiket, fudullet arrogantet, biznesmente milionere te ndertimit qe ne banka nuk dine as te shkruaj e emrin e tyre nuk dine te firmosin kredine. Ca mos sundoje ky palla i gjate me keta lloj njerzish. Keta i dredh ne gisht si zinxhir.
PërgjigjuE pabesueshme se çfarë bëjnë këta…….! Ç’farë ekspertash kanë, a shikojnë ore këta, a kuptojnë se ç’farë bëjnë, apo jetojnë në një planet tjetër…….! 4 orë në trafik, e pabesueshme…..
PërgjigjuMe ne fund e kuptuan.....
PërgjigjuSi more ka mundsi jan kaq te trash ita drejtora? si more skuptojn asigjo?
PërgjigjuPo ne gjithe boten keto lloj punimesh behen naten. Ketu po sta plasen shpirtin ne trafik squhet
Përgjigju