Kaosi në Kakavijë/ Meta: Duhet zgjidhje e menjëhershme! Xhixho: 'Shëndetësia' të çojë një ekip mjekësor

Kaosi në Kakavijë/ Meta: Duhet zgjidhje e menjëhershme! Xhixho: 'Shëndetësia' të çojë një ekip mjekësor

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme që të vërë menjëherë kontakte me palën greke për të lehtësuar situatën në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë. Meta shkruan se zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme, pasi sikur të mos mjaftonte mungesa e ujit, ushqimit dhe e kushteve të higjenës personale, qytetarët janë të rrezikuar edhe ndaj COVID-19.

"Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme", shkruan Meta.

Një reagim ka pasur edhe ish- deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho. teksa ka publikuar foto nga pamjet e Report Tv, Xhixhio shkruan se ministria e shëndetësisë duhet të dërgojë një ekip shëndetësor për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve. 

"Katastrofe humanitare situata në kufirin grek te Kakavijes një rradhë 30km e gjatë në temperaturë 40 grade vazhdon prej 3 ditësh. I bej thirrje “Ministrit” të librave të hapi telefonin dhe t’i përgjigjet me urgjenc kësaj situate katastrofike që po perjetojnë gra, fëmijë, burra e të moshuar . Gjithashtu Ministria e Shëndetesisë të mari masa per te derguar nje ekip shëndetesor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Urgjent kjo situatë duhet të zgjidhet është një trajtim çnjerezor i papranueshëm ", shkruan Xhixho.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • META E VËRTETA: 14/08/2020 19:43

    BLLOKU NË DOR O ILIRI HOR TI JE HAJDUT E PALAÇO I LER O ILIRI PLER.

    Përgjigju
  • O Met: 14/08/2020 15:45

    Hajduti me cizme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë