Kaosi në Kuvend, Basha: Janë një turp, alibia e Ramës! Turp edhe i imi, u bënë deputetë me firmën time

‘Turpi ynë’ i ka quajtur Lulzim Basha deputetët e kaosit në parlament. Kreu i Partisw Demokratike gjatë një takimi me degën nr 12 të PD në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të degëve të partisë tha se ata janë alibia e Edi Ramës, ndërsa veçoi se ata ishin edhe turpi i tij për shkak se i ka bërë deputet me firmën e tij.

'Sot duhej të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike për Edi Ramën për akuzat e bëra nga dyshi i tij që është pronari I vërtetë i inceneratorëve, ta vendoste para gjyqit të opinionit publik në parlament. Në fund të fundit opozita s’ka shumë pushtete, po këtë mundësi e ka dhe këtë mundësi nuk ia heq dot askush përveç vetes vet. Sot Edi Rama duhej të gozhdohej në parlament për implikimin që I bën dyshi I tij, beniamini i tij i dashur në arrati sepse kërkohet nga SPAK.

Por kjo nuk ndodhi sepse u bënë 3 muaj që parlamenti është kthyer në një teatër. Një teatër që luhet nga një grusht aktorësh. Një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre po jo hallin e shqiptarëve. Njëri nuk do listat e hapura dhe thotë ik Enkelejd të vij unë bashkëkryetar. Tjetri ka problem të pambyllura me drejtësinë, tjetri nuk ka projekt politik përveçse të jetë vet deputet.

Ky është turpi ynë. Nëse ka një njeri që duhet të jetë në krye të turpit i pari jam unë sepse janë atje më firmën time, të dalin dhe të shohin sa vota kanë marrë Kanë 3 muaj që janë alibia e Edi Ramës. Janë tutat e lakuriqësisë së tij politike.’- tha Basha.

Kryedemokrati tha se Partia Demokratike po u ofron shqiptarëve një alternativë, dhe ka gati një program të besueshëm që bazohet në njohjen reale të problematikave.

‘Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Natyrisht ne e dimë se çfarë mizash kanë nën kësulë këta me njëri tjetrin dhe ju e dini unë s’jam i batutave, sepse zakonshit batutat bëhen për të heq vëmendjen nga zullumet, por kësaj radhe do të bëj një përjashtim e do t’i përgjigjem me një batutë që e ka shumë qejf: kokat hëngshin me njëri tjetrin.

Nuk na bëhet vonë as për Arben Ahmetajn, hajdut me çizme, pavarësisht se dikush betohet për kokën e tij tani. As për Edi Ramën dhe Erion Veliajn që ky I tregon si pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe as për zinxhirin e një pjesë tani në burg dhe një pjesë nën hetim për inceneratorët. Ajo për të cilën nab ëhet vonë ne dhe shqetësohemi si demokratë është shqetësimi I të gjithë shqiptarëve, që këta kanë vjedhur qindar milionë euro. Prandaj nuk ka para për subvencione për fermerët.’- tha Basha.

Vetëm 15 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne, ndërsa është ndërprerë pasi deputetët e grupeve të Bardhit e Berishës edhe këtë herë kanë krijuar kaos. Fillimisht ata janë përplasur me Gardën teksa tentonin të futeshin me dhunë, teksa mes tyre kishte edhe deputetë të përjashtuar më herët. PS paralajmëroi përjashtime të tjera, ndërsa Gazment Bardhi akuzoi Ramën.

    M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë