Deputetët e Rithemelimit s'heqin dorë nga kaosi në Kuvend, protestë jashtë! Garda ndalon të përjashtuarit! PS i paralajmëron: S'na ndalni (VIDEO + FOTO)

Vetëm 15 minuta ka zgjatur edhe kjo seancë e së hënës, ndërsa normaliteti ishte  vetëm aq minuta sa në sallë mungonin deputetët e Berishës dhe Bardhit.

Më shumë se 20 minuta iu deshën disa prej deputetëve opozitarë të futeshin në sallë, pasi në mesin e tyre ishin edhe 19 deputetët e përjashtuar një javë më parë teksa edhe ata tentonin të futeshin në seancë.

Madje Fatmir Mediut iu desh të telefonte edhe kryeparlamentaren Nikolla.

Mes deputetëve opozitarë kishte edhe nga ata që u futën normalisht në sallë si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi e Mesila Doda, ndërsa deputetët e PD zyrtare të Bashës ishin totalisht të distancuar.

Pas përplasjes fizike me Gardën, futjen në seancë deputetët e Rithemelimit me në krye Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën e shfrytëzuan kështu:

Ndërsa në një moment deputeti Asllan Dogjani gjuajti një libër në drejtim Ramës e Nikollajt.

Pas këtij momenti 5 minuta ‘deja vu’ e gjithë seancave të muajve të fundit.

“Kolegë të opozitës nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve, vazhdoni me lojën tuaj., një herë pengoni njëri-tjetrin dhe herë për të penguar fjalën këtu për të folur për hallet dhe problemet e qytetarëve. Këtu seancë mbyllet, seanca e radhës do të njoftohet.’- tha Nikolla.

Mazhoranca e ka të qartë përgjigjen ndaj kësaj sjelljeje.

“Përjashtimet do të vijojnë nëse do të kemi sërish tensione në parlament apo në komisione”- tha Çuçi.

Për Gazment Bardhit ishte Rama ai që dha urdhër që ata të mos futeshin në Kuvend.

‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.’- tha Bardhi.

Përgjigjen e mori nga kolegu i tij socialist.

“Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar të futen me zor është teatër absurd”- u shpreh Çuçi.

Paralelisht me seancën plenare Rithemelimi kishte thirrur një protestë në sheshin para parlamentit. Report Tv solli pamjet ekskluzive me dron, ndërsa pjesëmarrje ishte shumë e vogël.

 Ndiqni lajmet më poshtë për zhvillimet sipas ores

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
VIDEOLAJM/ 'Lufta' e Rithemelimit në Kuvend, momenti kur Asllan Dogjani hedh fletoren e rregullores drejt kryeministrit Rama

 

Të papërmbajtshëm në aktet e tyre të shëmtuara të dhunës kanë qenë deputetët e Rithemelimit në sallën e Kuvendit. Në një video të siguruar nga Report Tv shihet momenti kur deputeti Asllan Dogjani hedh fletoren e rregullores drejt kryeministrit Rama dhe ministrave.

Ora 17:37
Kaosi në Kuvendi, Çuçi paralajmëron deputetët e opozitës: Do të ketë sërish përjashtime

 

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka paralajmëruar se do të ketë sërish përjashtime për deputetët të cilët kanë thyer rregullat dhe krijuar kaos e tensione në Kuvend. Çuçi tha se askush nga deputetët e papërjashtuar nuk është ndaluar që të futet në Kuvend.

‘Ishte shfaqje e shëmtuar. Besoj e kemi pasur të qartë para rregullit dhe zhvillimit normal të parlamentit nuk do të na ndalë asgjë. Përjashtimet do të vijojnë nëse do të kemi sërish tensione në parlament apo në komisione.

Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk do të ndalohet nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk është ndaluar as sot. Nuk e ndoqa pasi unë isha brenda. Askush nuk e ka ndaluar një njeri që nuk ka qenë i përjashtuar në seancë. Ky teatër merr kolegët e përjashtuar të futen me zor është teatër absurd.’- tha Çuçi.

Ora 17:31
Bardhi: U shqyem nga xhaketa për t’u futur në Parlament, kjo është e paimagjinueshme! Do t’i bashkohem çdo proteste

 

Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.

Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi.

Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.

‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.’- tha Bardhi.

Ora 17:30
VIDEO/ Bardhi vjen nga Amerika dhe bashkon ‘forcat’ me Nokën, futen me vrull në Kuvend, flakin tutje xhaketat e kërcënojnë Ramën

 

Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores. Pasi kanë çarë kordonin e gardës duke u futur në Kuvend me dhunë, me të hyrë në sallë i janë drejtuar duke bërtitur kryeministrit dhe ministrave. Siç shihet në video Gazment Bardhi i pari, i ndjekur më pas Flamur Noka e Asllan Dogjani kanë hequr xhaketat, duke i flakur tutje në Kuvend ndërsa me vrull të madh drejtohen nga kryeministri. Siç dëgjohet në video nga ana e deputetëve është përdorur fjalor fyes ndaj kreut të qeverisë.

Ora 17:15
Kuvend/ Bardhi, Dogjani dhe Noka çajnë kordonin e Gardës, futen me dhunë në sallën e parlamentit! Nikolla: Turp t'u vijë

 

Deputetët Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë çarë kordonin e gardës në hyrje të parlamentit duke u futur në seancë plenare me dhunë. Mes kaosit të Rithemelimit, kryeparlamentarja e Kuvendit Lindita Nikolla është detyruar që të mbyllë seancën për rreth 15 minuta. “T’u vijë turp”, u tha Nikolla.

Ora 17:09
Të përjashtuarit bllokuan derën e Kuvendit, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës mbeten jashtë

 

Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga seancat plenare kanë bllokuar derën e parlamentit duke u përplasur me gardën, kanë mbetur jashtë pjesa më e madhe e deputetëve të tjerë të opozitës. 

Ora 17:03
Tentojnë të futen me dhunë në Kuvend, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit mbajnë ‘peng’ dhe Fatmir Mediun! Deputeti telefonon Nikollën: Hape derën

 

Deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar nga seanca plenare, kërkojnë të futen me dhunë në sallën e Kuvendit. Duke qenë se kanë bllokuar hyrjen për në Kuvend, kanë lënë jashtë edhe Fatmir Mediun i cili siç shihet në foto ka mbetur i bllokuar mes të përjashtuarve. I mbetur jashtë seancës, deputeti Mediu ka marrë në telefon Lindita Nikollën duke i kërkuar të hapin derën e parlamentit.

"O kryetare hapni derën, nuk jemi të përjashtuar ne", i ka thënë Mediu.

Ora 16:52
Deputetë e opozitës tentojnë të futen në Kuvend, s’i lejon garda! Dogjani përplaset fizikisht me efektivin

 

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.

‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’- tha Ervin Salianji.

Ndërkohë deputeti Asllan Dogjani është përplasur me një nga punonjësit e Gardës.

Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.

Ora 16:34
Kuvendi dhe protesta e Rithemelimit, mblidhen deputetët e ‘grupit’ Bardhi, mes tyre dhe të përjashtuar

 

Kanë mbërritur në Kuvend deputetët e grupit të Gazment Bardhit. Mes tyre shihet edhe Ervin Salianji e Ramadan Likaj, të dy të përjashtuar nga seanca plenare. 

Ora 15:34
VIDEO/ Rithemelimi paralajmëron kaos e protestë, Kuvendi merr masa, në oborr futen dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë

 

Ndërkohë që grupi i Bardhit dhe Berishës ka paralajmëruar kaos në seancë plenare dhe protestë jashtë parlamentit, nga ana e Kuvendit janë marrë masa. Në oborrin e parlamentit janë futur dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë. Në total rreth 500 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Ora 14:47
Sot Kuvend, mblidhet grupi i deputetëve Bardhi-Berisha! Në fokus protesta dhe skenarët për bllokimin e seancës

Teksa Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00, grupi i deputetëve Bardhi-Berisha zhvilluan mbledhjen e radhës.

Takimi nisi në 12:00, ku deputetët diskutojnë mbi skenarët që do të zbatojnë për bllokimin e seancës, si edhe protestën që pritet të mbahet jashtë Kuvendit. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • admin: 06/02/2024 00:06

    Dmth Gazi deri dje na shante nga robt e tani do udheheqi te djathten. Ke rrjedhur fare sali

    Përgjigju
  • Meri: 05/02/2024 21:36

    Bllokimi i parlamentit nga opozita,demi i behet Ramēs dhe PS,apo ne,popullit .?

    Përgjigju
    • admin: 06/02/2024 00:06

      Pa dyshim popullit. Pse kush ta haj tjeter

  • Goni: 05/02/2024 19:41

    Po nuk u zhduken keto mbeturinat, muli me shoke, nuk fiton kurre opozita, bardhi me salianjin e ndyre do rrezojne ramen!!! Ka opozita figura qe ja vlejne sa te duash,

    Përgjigju
  • redi: 05/02/2024 18:41

    Kur nuk ipni komente ,pse thoni komento ?

    Përgjigju
  • redi: 05/02/2024 17:55

    Opozita ka te drejte te protestoj ,por te bej zap parlamentin nje Bardh dhe nje Nok ,turpi nuk eshte I tyre por i drejtueses se kuvendit qe nuk urdheron garden ti nxjerr jashte sic bente Zhozefina Topalli ne socialistet . Rama e buried me liken e tij mashtruesin Ahmetaj por deghoji dishes keshilltaren e tij dhe Miri shperblimin ne veprinet e Ahmetajt qe rren pa pick turpi.Mire ja beri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës