Kaosi në Kuvend, deputetët e PD: Këtë pamje do ta shihni çdo seancë, Berisha dhe Salianji janë të burgosur politik

 

Pas djegies së karrigeve jashtë Kuvendit, deputetët e opozitës, në një prononcim për media, kanë paralajmëruar se kaosi do të vijojë edhe në seancat që do të vijnë.

Ata e kanë cilësuar arrestimin e Berishës dhe Salianjit si arrestime politike.

Deklaratat e deputetëve të PD:

Dhurata Çupi: Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetutën, ka shitur Shqipërinë dhe s’ka asnjë lloj normaliteti me atë. Këtë pamje që patë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjteje.

Ina Zhupa: Rama ka djegur Kushtetutën. Janë futur në burg Berisha, Beleri dhe Salianji, janë të burgosur politik. Është çuar në burg një deputet me vullnetin politik të Ramës , jemi të vendosur që të mbrojmë Kushtetutën, kur këto padrejtësi i bëhen deputetëve dhe liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të pambrojtur. Flaka do ti dal këtij sistemi nëse nuk respektohet rendi kushtetues.

Luan Baçi: Çuarja në burg e Salianjit, atë nuk kanë për ta izoluar do ta vazhdojë fushatën nga aty bashkë me ne. Që me arrestimin e Berishës qysh atë ditë ne duhet që ta ndiznim zjarr dhe jo vetëm karriget e këtij parlameti dhe mbushet gota duke arrestuar Salianjin, sepse foli për një trafikant droge, ai është një denoncim i vërtetë.

Asllan Dogjani: Rama tregoi se ka kapur sistemin e drejtësisë, ka në dorë grupet kriminale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të rrëzojmë Ramën që vjedh e të gjitha mënyrat. Nga sot nuk do të ketë më normalitet në seanca plenare, na ka shpallur luftë sepse mban nën arrest Berishën, Salianji është pas hekurave.


Lajmi kryesor:

Dënimi i Salianjit, PD kaos në Kuvend! Noka hedh benzinën, Nallbati u vë zjarrin karrigeve në oborr, sende të forta drejt Spiropalit: Duam qeveri teknike! Përjashtohet Noka


S.B/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh

Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh