Kaosi në Kuvend , Gjekmarkaj: Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit! Qeveria nuk mund të ndërsejë Gardën ndaj opozitës

Kaosi në Kuvend , Gjekmarkaj: Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit! Qeveria nuk mund të ndërsejë Gardën ndaj opozitës

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i opozitës Agron Gjekmarkaj thotë se mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me opozitën dhe po investohet për të nxjerrë jashtë funksionit atë. Në një reagim në facebook Gjekmarkaj kundërshtoi mbledhjen online të komisionit të ekonomisë për shkak të kaosit të deputetëve të Rithemelimit 

Postimi i plotë ne facebook i Agron Gjekmarkaj 

Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në pandemi , ndaj tempulli i parlamentarizmit, Kuvendi i saj nuk duhet të denatyrohet. Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me Opoziten. Ajo nuk investohet asnjë ditë në forcimim e institucioneve por në defunksionalizimin e Opozites.

Institucionet na mbrojnë të gjitheve jo partitë, jo militantizmi. Personalisht e kam me prova të shumta mos rreshtim qe bie ndesh me bindjet e mia pa pretenduar monopolin e se vertetes. Prishja e tyre( institucioneve) është atentat ndaj Shqiperise në Nato , aleances me SHBA dhe aspiartes së saj europiane. Socialistet e zyrave me një arrogancë që duket si marrje kopetencash nga Zoti, si pervetesim i se drejtes, se mires dhe se bukures, po sillen si gjyaktesit dhe "edukatoret" tanë.

Gjithmonë kam patur nderim per parlamentin pertej cilesisë se debatit apo prurjeve në të pertej forcave politike që e kanë dominuar. Gjithmonë kam qënë kritik kur është dhunuar Opozita e cila kishte emrin PS, brenda e jashtë salles plenare, me shpresen që do e linim pas një ditë këtë lengatë shqiptare a ballkanike. Iluzion i ngratë ky.
Me të gjitha difektet e tij, difekte tradite dhe të kultures sonë politike e kam parë atë si garant sovran të thelbit të Republikes.

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zevendes Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistesh të gjatë si femijet në një pyll ferrash.

Ne kerkojmë që Kushtetutes ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kerkojme të drejten e perfaqesimit legjitim në Reformen Zgjedhore, të drejten e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos nderhyrjen e kundershtarve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD.

Çfarë marrim si pergjigje, zhdukjen e debatit, kthimin e mbledhjeve online. Ne jemi në parti të ndryshme, fakt ky që na bën të njëanshem në qendrime politike, po nuk duhet të jemi të tille me Republiken, Shtetin, Institucionet, Kushtetutën. Qeveria nuk mund të nderseje Garden ndaj Opozites e cila sot është këmbe, në qendrese, në proteste. Protesta në vendet demokratike nuk shuhet më dhunë, ajo vendos stanadartin e negocimit, të reflektimit, të zgjidhjes së problemeve që shtron.

I kerkoj Edi Rames tu rrijë deklaratave të tij në vendet perendimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi . Nuk mund të ketë dy Shqiperi: një në fjalimet e tij në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjeter që vë në diskutim konceptin e Opozites në një shoqëri demokratike. Nese ai se ben ne jemi ketu per të perfaqesuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike. Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës. Kthimi në normallitet lyp shumë pak: Respektimin e Kushtetues, respektimin e Rregullores së Parlamentit dhe asnjë favor per Opoziten.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 02/11/2023 08:57

    per te mashtruar socialistet jane specialiste. edhe kur thoshin se populli rronte miresi ne komunizm edhe kur populli hante leng prasi

    Përgjigju
  • AAA: 01/11/2023 22:49

    Agron ! Kam patur respekt per ty,por te behesh mbeshtetes i Sales,nuk ma ka marr mendja.Opozita luften duhet ta beje ne seanca plenare,me gjakftohtesi e me argumente e jo me veprime rrugaqerie e vandale.Shume kane pritur qe ju dhe disa te tjere nuk do bashkoheshit as me Berishen,por as edhe me Bashen.Jeni te paperlyer,por pak e ngapak po beheni pis.Shpetojeni vehten dhe PD nga figurat qe i urren pjesa me e madhe e shoqerise.Te rinjte,jo te tipit Bardhi apo Salianji,i kane te gjitha mundesite.

    Përgjigju
  • Endri: 01/11/2023 18:59

    Ballafaqimit?!! Kjo eshte thjesht perpelitjet per hallin e nje njeriu te cilit ju sahanlepiresit i shkoni nga mbrapa. Ju doni perplasje per s’keni per ta pasur. Te gjithe ju shohin cfare plehrash jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille