Ai mbërriti në sallën e Kuvendit, kur tensionet kishin arritur kulmin dhe të gjithë deputetët ndodheshin në këmbë duke bërë sherr dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi urdhëroi gardën që të vendosej si kordon mes tyre.
Ndërkohë, teksa vijon të qëndrojë në karrigen e tij dhe të shohë opozitën rreth foltores, që godet tavolinat dhe thërret ‘hajdutë, kriminelë’, kryeministri ka vendosur të flasë në një mënyrë tjetër.
Ai ka postuar një video në ‘Facebook’ nga ajo po ndodh në Kuvend, ku Basha dhe skuadra e tij bëjnë zhurmë dhe mbajnë peng foltoren. Me pak fjalë dhe duke goditur opozitën, që sipas tij është pa lidership dhe vizion, Rama shkruan “Vizion, program, skuadër, lidership për Shqipërinë”.