Kaosi në Kuvend, Spiropali: Hallet s’i zgjidhin dot me mjete politike, por me ulërima e karrige të thyera! Flamuri, Gazmendi... e dinë që vallja me Berishën është e hedhur në det

Kaosi në Kuvend, Spiropali: Hallet s’i zgjidhin dot me mjete politike, por me ulërima e karrige të thyera! Flamuri, Gazmendi... e dinë që vallja me Berishën është e hedhur në det

Deputetët e Rithemelimit në Kuvend

1699541892_3982982488972630150994679108875565077901250n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në rrjete sociale për kaosin e krijuar edhe në seancën e ditës së sotme në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit të cilët bënë rrëmujë dhe hodhën tymuese duke bllokuar sërish punimet e seancës plenare. Sipas Spiropalit, “halli që i ka zënë me SPAK-un është një hall që nuk zgjidhet me mjete politike". Ajo shprehet se ‘vallja me Berishën, ‘Napolon’ është e ndotur dhe e hedhur në det’, ndërsa shton se opozita tenton t'i zgjidhë hallet e veta me ulërima, flakadanë dhe karrige të thyera.

"E DINË, POR NUK E THONË! E di Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e dinë të gjithë, që vallja me Berishën është një valle "Napolon" e ndotur, e bërë shuk, dhe e hedhur në det. Që ngutja opozitare mbi kangjella të rrezikshme ku mezi ngjitesh dhe dritare të ngushta ku mezi futesh, kush e kush të zërë radhën për kandidim sa më afër kreut të listës më 2025 tani për tani është e pashpresë, që ky ngut s'të çon askund dhe s'të zgjidh asnjë hall, përveç të sipërpërmendurve dhe ca pak të tjerëve, këtë tashmë e dinë të gjithë, këtë tashmë nuk e dyshon askush, as drunjtë e karrikeve të thyera, as kanoçet bosh të tymrave.

Dhe halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës, që nuk mund të fshihen pas zhurmës së karrikeve të thyera dhe tymit të flakadanëve. Halli që i ka zënë me SPAK-un është një tjetër hall, është një hall mbi hall, të cilin, për shkak të marrëdhënies katastrofike me elektoratin e tyre, nuk e zgjidhin dot me mjete politike, i janë futur ta zgjidhin edhe atë, një rrugë e dy punë, me ulërima, rrena, karrike të thyera, dhe tym. Mes thyerjeve dhe tymrave haxhiqamiliste, nuk kuptojnë, se SPAK që frikëson aq tepër, është shpëtim edhe për ata vetë. Le të shpresojmë se Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e capak të tjerë, për të mirën e vetes dhe të tjerëve, të paktën do gjejnë forca për të dalë nga keqkuptimi dramatik. Mandati i tyre nuk mund të jetë mandata e fundit e PD-së", shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend! Ndezin tymuese, karriget pirg në foltore! PS mes tymit rrëzon me votë 6 pr/ligjet e opozitës (VIDEO)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)