Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend! Ndezin tymuese, karriget pirg në foltore! PS mes tymit rrëzon me votë 6 pr/ligjet e opozitës (VIDEO)

TIRANË- Një ‘déjà vu’ të së enjtes së kaluar, zgjodhi si skenar edhe në këtë seancë plenare opozita për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit mbërritën herët në Parlament, për të vënë në jetë skenarin e grumbullimit të karrigeve e për t’I pozicionuar pirg përpara foltores.

Herët, nisën të grumbullohen edhe të majtët, por nuk ia dolën për të mbajtur karriget dhe përgjaë seancës vetëm 20 minutëshe, mbetën në këmbë.

Në mungesë të rebelëve të javëve të kaluara Noka, Bardhi, Salianji e Nallbati, të përjashtuar nga Kuvendi, protagonisti ishte Saimir Korreshi që ndezi tymuese, këtë herë jo blu e mavi, por të bardhë.

Me sallën e mbushur me tym të bardhë, Lindita Nikolla nuk ia vonoi përjashtimin nga seanca.

"Zoti Korreshi ju tërheq vëmendje, ju përjashtoj nga seanca e sotme", tha Nikolla. 

"Vendosja e flakadanëve dhe lëndëve kimike, është një vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një njeriu të vetëm”- tha ministri i Brendshëm Balla.

Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, u shpreh deputetja Ermonela Felaj.

Mes tymit dhe me opozitarët në të majtën e tyre që zhurmonin, PS miratoi një marrëveshje dhe rrëzoi 6 nisma të deputetëve të opozitës.

Seancën vetëm 20 minuta, kreu i Rithemelimit Sali Berisha e quajti turpin e një vendi të lirë, por për grevën që prej kohësh e premtojnë, sërish nuk dha datë.

Por për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçin, maxhoranca është e gatshme për dialog me opozitën, por jo pazare me të.

“Absolutisht për dialog. Duhet të vendosim grupin. Me gjithë? Ka vështirësi të puqësh gjithë grupet e opozitës. Nuk është PS që e ka katandis kështu, mos mendoni kurrë se do e bashkojë PS opozitën. Ne jemi të hapur për dialog në të mirë të shqiptarëve, jo dialog për pazar”, tha Çuçi.

PS miratoi marrëveshjen "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit".

Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me 75 votat e PS

1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".

2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".

3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".

4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .

5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".

6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
Kaosi në Kuvend, Spiropali: Hallet s’i zgjidhin dot me mjete politike, por me ulërima e karrige të thyera! Flamuri, Gazmendi... e dinë që vallja me Berishën është e hedhur në det

1699541892_3982982488972630150994679108875565077901250n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në rrjete sociale për kaosin e krijuar edhe në seancën e ditës së sotme në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit të cilët bënë rrëmujë dhe hodhën tymuese duke bllokuar sërish punimet e seancës plenare. Sipas Spiropalit, “halli që i ka zënë me SPAK-un është një hall që nuk zgjidhet me mjete politike". Ajo shprehet se ‘vallja me Berishën, ‘Napolon’ është e ndotur dhe e hedhur në det’, ndërsa shton se opozita tenton t'i zgjidhë hallet e veta me ulërima, flakadanë dhe karrige të thyera.

"E DINË, POR NUK E THONË! E di Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e dinë të gjithë, që vallja me Berishën është një valle "Napolon" e ndotur, e bërë shuk, dhe e hedhur në det. Që ngutja opozitare mbi kangjella të rrezikshme ku mezi ngjitesh dhe dritare të ngushta ku mezi futesh, kush e kush të zërë radhën për kandidim sa më afër kreut të listës më 2025 tani për tani është e pashpresë, që ky ngut s'të çon askund dhe s'të zgjidh asnjë hall, përveç të sipërpërmendurve dhe ca pak të tjerëve, këtë tashmë e dinë të gjithë, këtë tashmë nuk e dyshon askush, as drunjtë e karrikeve të thyera, as kanoçet bosh të tymrave.

Dhe halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës, që nuk mund të fshihen pas zhurmës së karrikeve të thyera dhe tymit të flakadanëve. Halli që i ka zënë me SPAK-un është një tjetër hall, është një hall mbi hall, të cilin, për shkak të marrëdhënies katastrofike me elektoratin e tyre, nuk e zgjidhin dot me mjete politike, i janë futur ta zgjidhin edhe atë, një rrugë e dy punë, me ulërima, rrena, karrike të thyera, dhe tym. Mes thyerjeve dhe tymrave haxhiqamiliste, nuk kuptojnë, se SPAK që frikëson aq tepër, është shpëtim edhe për ata vetë. Le të shpresojmë se Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e capak të tjerë, për të mirën e vetes dhe të tjerëve, të paktën do gjejnë forca për të dalë nga keqkuptimi dramatik. Mandati i tyre nuk mund të jetë mandata e fundit e PD-së", shkruan ajo.

 

Ora 14:26
Kaosi në Kuvend, garda pengon gazetarët! Reagon Bardhi: Akt i paprecedentë

1698581172_gazmentbardhi.jpg

Me një mënyrë dhe sjellje të paprecedentë, garda në Kuvendi i Shqipërisë , pengoi punën e gazetarëve në oborrin e parlamentit. Me justifikimin se ka ndryshuar rregullorja nuk u lejua që tu drejtohej mikrofoni deputetëve të PS apo ministrave.

Lidhur me këtë situatë erdhi dhe reagoi dhe deputeti i opozitës Gazment Bardhi

"Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni"
 

Ora 12:34
FOTOLAJM/ Korreshi ndez tymuese në Kuvend, Nikollën e zë kolla nga tymi

Rithemelimi ka shkaktuar sërish kaos në Kuvend me qëllim sabotimin e punës. Madje, deputeti Saimir Korreshi ka ndezur tymuese në Kuvend duke mbushur kështu sallën e Kuvendit me tym.

Për shkak të kësaj situate, Nikolla është fotografuar duke u kollitur për shkak të tymit.

Ora 11:17
Komisionet online, Çuçi: Gjëja më normale pas pandemisë, kemi konsensusin e Konferencës së Kryetarëve

 

Partia Socialiste ka zhvendosur punimet e Komisioneve Parlamentare online pas kaosit që Rithemelimi krijon në Kryesinë e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, Çuçi tha se mbledhjet online janë gjëja më normale që pas pandemisë dhe për zhvillimin e tyre online kanë konsensusin e Konferencës së Kryetarëve.

“Pas pandemisë mbledhjet online janë gjëja më normale. Konsensus me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve. Kemi bërë mbi një vit komisione online. Pandemia nuk parashikohet në rregulloren e Kuvendit, pas pandemisë komisionet online janë gjëja më e zakonshme”, u shpreh Çuçi.

Ora 11:13
Rithemelimi kaos në Kuvend, Çuçi: Të hapur për dialog vetëm për hallet e shqiptarëve, jo për pazar

 

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse mazhoranca është e hapur për dialog duke pasur parasysh situatën që është krijuar pas kaosit të Rithemelimit. Çuçi u shpreh se janë të hapur për dialog për hallet e shqiptarëve, jo për dialog.

“Absolutisht për dialog. Duhet të vendosim grupin. Me gjithë? Ka vështirësi të puqësh gjithë grupet e opozitës. Nuk është PS që e ka katandis kështu, mos mendoni kurrë se do e bashkojë PS opozitën. Ne jemi të hapur për dialog në të mirë të shqiptarëve, jo dialog për pazar”, tha Çuçi.

Ora 11:09
Rithemelimi kaos në Kuvend, Çuçi: Ne do vazhdojmë miratimin e ligjeve, deputetët po i shërbejnë Berishës! Me forcë s’i fusim dot në Komisione

 

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat, pas kaosit të Rithemelimit në Kuvend thotë se PS do vazhdojë të qeverisë dhe miratojë ligjet. Sa i takon mungesës së opozitës nëpër komisione, Çuçi tha se nuk do t’i marrin me forcë që të jenë të pranishëm. Çuçi tha se gjithçka po e bëjnë vetëm për t’i shërbyer Berishës, i cili është vënë në hetim nga SPAK për aferën e Partizanit.

"Tymueset dhe barrikadat janë skenar i opozitës. Do vazhdojmë të miratojmë ligje, të qeverisim. Debati parlamentar nuk është vetëm seancë planer është edhe më i gjerë në komisione. Po opozitë? Me forcë nuk i marrim t’i fusim në komisione. Skenari ynë është të miratojmë ligjet. Nuk i ndezim ne flakadanët, nuk e bllokojmë ne foltoren, nuk heqim ne me dhunë. Për të penguar punën për arsye që nuk lidhen me parlamentin, por lidhet vetëm me një njeri që është në SPAK. Kjo është çështje e opozitës, jo e jona", tha Çuçi.

Ora 11:00
Deputetët e Rithemelimit mbushën me tym Kuvendin, Çuçi: Sjellja e tyre, demagogji! Ndodh edhe kur diskutohen propozimet e tyre për projektligje

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ku duke komentuar kaosin e shkaktuar nga opozita, tha se një sjellje e tillë është demagogji pasi ndodh edhe kur në seancë po diskutohen projektligjet e propozuara nga deputetët e opozitës.

“Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre.  Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.

Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”- tha Çuçi.

Ora 10:35
Kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, Tabaku: Secili ka mënyrën e vetë të shprehjes së revoltës

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm 20 minuta, ku projektligjet e propozuara nga vetë ajo, u rrëzuan me nga 75 vota kundër.

Tabaku tha se në këtë rast, tregohet se deputetët e opozitës ndodhen në limitet pasi asnjë propozim i tyre nuk po miratohet.

“Opozita në parlament kaq hapësirë ka, të propozojë ligje. Por në momentin kur puna 1 vjecare përfunton me rrëzimin e çdo nisme të ndërmarrë unë besoj se jemi në limitet parlamentare.

Në 8 dhjetor të vitit të kaluar unë kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore. Ka një vit që fle atje në sirtar por nuk kanë marrë asnjë masë për ta miratuar. Projektligji është shumë i mirë, por puna për të ngritur komisionet hetimore nuk duhet bllokuar.

Sot fokusi duhet të jetë një reflektim për fushat që prezantoi progres-raporti i KE, nuk kemi përmirësim në asnjë fushë”- tha Tabaku.

Sa i takon sjelljes së deputetëve mbështetës të Berishës të cilët kanë hedhur tymuese në Kuvend dhe kanë bllokuar seancat e fundit parlamentare, Tabaku tha se secili ka mënyrën e vetë të shprehjes së revoltës.

“Unë besoj se progres raporti ne na dha të drejtë se shqetësimet për komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. Pastaj secili ka mënyrën e tij sesi e shpreh revoltën”- shtoi Tabaku.

Ora 10:30
PS rrëzon pr.ligjet e opozitës, Felaj: Nismat tuaja i shërbejnë vetëm Sali Berishës

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj është shprehur se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer Sali Berishës.

Komentet Felaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se maxhoranca nuk pranon nismat e tyre.

“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i pranon maxhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat maxhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, është shprehur Felaj.

PS rrëzoi të gjitha projektligjet e propozuara nga opozita, ndërsa Rithemelimi shkaktoi kaos në Kuvend.

Ora 10:23
Rithemelimi kaos në Kuvend, mbyllet seanca pas 20 minutash! PS rrëzon 6 projektligjet e propozuara nga opozita

 

Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e ditës së sotme. Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, ku Rithemelimi ndezi tymuese dhe kishte mbledhur karriget para foltores, Nikolla mbylli seancën.

Ndërkohë, ka kaluar për votim edhe rendin e ditës. Me votat e mazhorancës, 75 kundër, janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Në seancë u miratua vetëm projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"".

Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS

1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".

2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".

3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".

4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .

5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".

6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".

Ora 10:19
FOTO+VIDEO/ Zhupa i vjen në ndihmë Berishës, i mban telefonin për lidhje live në Facebook

 

Rithemelimi ka shkaktuar sërish kaos në Kuvend, duke mbledhur karriget grumbull dhe duke ndezur tymuese. Në një moment duket se si Ina Zhupa i mban telefonin Berishës që ai të futet live në Facebook. 

 

1699521464_zhupa.jpg

Ora 10:18
Tymueset në Kuvend, Balla thirrje deputetëve të Rithemelimit: Përbën vepër penale, mos u përdorni si ‘mish për top’ për hallin e një njeriu të vetëm

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Kuvendi që është përfshirë nga kaosi pas tymueseve të hedhura nga deputetët e opozitës.

Ai tha se  deputetët e opozitës nuk e kishin marrë seriozisht punën e tyre pasi nuk komentojnë projektligjet e propozuara nga vetë ata. Mes të tjerash, Balla tha se hedhja e tymueseve dhe lëndëve kimike përbën vepër penale dhe u bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të përdoren si “mish për top” për hallin e Berishës.

“Do ishte e udhës që deputetët e opozitës të merrnin fjalën dhe të shpjegonin qëllimet pse kanë marrë këto iniciativa ligjore. Deputeti propozimin për ligje e ka detyrë primare,. Kjo [pamje tregon që këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Nuk keni marrë përsipër të komentoni projektligjet që propozoni vetë.

Ju keni detyrën të ushtroni detyrën që iu ka ngarkuar populli. Thirrja ime ndaj deputetëve në krahu ne djathtë të kësaj salle,. Ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu. Ky njeri e ka marr peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesat e opozitës, sepse nëse kërkoni komision parlamentar, pse nuk mbliodhni 28 firma dhe ta çoni në Gjykatë Kushtetuese? A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet? Nëse gjykata kushtetuese vendos që iu është mohuar e drejta atëherë dakord. Ne nuk i vendosim në gjykim vendimet e gjykatës Kushtetuese. Na ka ngarkuar gjykata Kushtetuese që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.

Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Ai njeriu ka 33 vjet që është munduar të dëmtojë sa ka mundësi imazhin e Shqipërisë. Por ta harroni që Shqipëria të kthehet më pas, përpjekja juaj është e dështuar. Vendosja e flakadanëve dhe lëndëve kimike, është një vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një njeriu të vetëm”- tha Balla.

Ora 10:05
VIDEO/ Korreshi ndez tymuese në Kuvend, salla mbulohet nga tymi! Nikolla e përjashton

 

Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese. Salla e Kuvendit është mbushur me tym. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca.   

Ora 09:41
VIDEO/ Rithemelimi përsërit skenarin, bëjnë pirg karriget e Kuvendit në Foltore! Garda në gatishmëri

Rithemelimi përsërit sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend. Deputetët e Sali Berishës kanë marrë karriget e deputetëve dje i kanë bërë pirg para Foltores së Kuvendit.

Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/11/2023 01:44

    U bllokohet rroga ketyre per aq dite sa jane te perjashtuar?

    Përgjigju
  • Ali: 09/11/2023 17:34

    Kafshet qe paguhen me 3 deri 4 milion ne muaj.Specie e rralle

    Përgjigju
  • Linda: 09/11/2023 13:33

    Degjojeni kryetaren e integrimit Tabakun cfare llumi nxjerr nga goja,mbeshtet pa pik turpi dhunen e ushtruar ne parlament nga rrugacet e opozites! Kur vodhi Berisha dhe Basha pronat e tiransve i dukej normale kesaj dhe i duket dhe parlamenti shqiptar si prone e tyre private ketyre hajduteve ,vagabondeve! Sic i erdhi rradha Saliut dhe Metes do ti vij rradha dhe kesaj politikane kaq te ulet.E ka futur Gazmend Turdiu ne ate vend se i kane vendet e punes familjarisht! Turp ti vij qe del flet me ate gjuhe!

    Përgjigju
  • Jajajajaja: 09/11/2023 11:50

    Dolen opozicaret e shqiperis, mjerr ky popull autokton cfare heq. Edhe ata emigrantet afrikan do jen me te civilizuar se keta’’’’’’

    Përgjigju
  • goni: 09/11/2023 11:18

    Bobo ja opozita shqiptare... skan ca bejn shqiptaret prandaj votojn edi ramen ....e keqja me e vogel para ksaj opozite ordinere .... ka maru ky vend

    Përgjigju
    • Arben: 09/11/2023 14:22

      Edi Ramen e votojne se e duan shqiptaret! Mos spekulo duke thene se e bejne nga halli kete! Populli do PS pa kushte, pa interes. Eshte dashuri platonike kjo!

  • Delinquenti: 09/11/2023 10:59

    Se edhe ne 2023 do te ndodheshin edhe kto gjona nuk do ta besoja, se ne zgjedhjet e kalume e majta morì shumicen ne parlament zgjedjet e 2025 do ti morì te gjitha por ka per te mor edhe gjysmat e zgjedhjeve te 2029 qe ne 2025 me pak fjale deri ne 2040 do te jene ne pushtet hahaha

    Përgjigju
  • Liria: 09/11/2023 10:02

    Po Dil. Moj. Liri. Mblidhe. Kete Te. Rrjedhur. Nga. Trute. Se. U. Be. Gzi. I. Botes. Po. Ju. Moj. Deputete. Te. Rrithemelimit. Filmoni. Paturpesin. Qe. Shkaktoni. Ne. Parlament. Po. C Fare. Femra. Jeni. Te. Pa Cipa. Ze. Meritoni. Te. Jeni. Deputete. E Ketij. ParlamentiPor. Vazhdoni. Deri Sa Te. Behen. Zgjedhjet. E 25. Dhe Zdo. Ju. Duket As. Nami. As. Nishani. Fjale. E. Urte. Popullore. Turpe. Per. Ju. Kafshe

    Përgjigju
  • e drejta: 09/11/2023 09:45

    PER FATIN E KEQ SHPELLARET NUK MUND TE DALIN JASHTE NATYRES SE VET..SE PER NDRYSHE DO TE ISHIN CIVILIZUAR ME KOHE

    Përgjigju
  • redi: 09/11/2023 08:47

    Opozita duhet te ndryshoje taktik ,se me Kai’s vex hum in.Populli ka shume problems dhe duhet pozite ndryshe qe to kerkoj lllogar

    Përgjigju
    • Endri: 09/11/2023 10:38

      E drejte. Por qe te kete shanse, opozita duhet te lere jashte Salen, Lulin dhe Liken. Keta jane objekt i drejtesise dhe jane hajduter te certifikuar. Nuk ngjallin opozitarizem. Sala njehere e don partine per mburoje ngha burgu

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton