TIRANË- Për kaosin e krijuar të enjten në parlament, sekretariati i Etikës përjashtoi dy deputetë të tjerë nga radhët e rithemelimit. Me kërkesë të grupit të Partisë Socialiste, deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti përjashtohen nga punimet e Kuvendit me 10 ditë.

Kërkesa e socialistëve erdhi pasi dy deputetet bllokuan foltoren e parlamentit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe përdorën një fjalor jashtë etikës.

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj deputeteve. Në postimin e saj në rrjetin social Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

‘Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre: Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij. Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…’- shkruan Vokshi.

Më 7 shkurt sekretariati i etikës përjashtoi me 20 ditë deputetët Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati, ndërsa Gazment Bardhi u përjashtua me 10 ditë. 

1708088477_WhatsAppImage20240215at11.00.21.jpeg

1708088488_WhatsAppImage20240215at11.00.211.jpeg

 

Kerkesa per mase disiplinore