Policia Bregdetare greke ka kapur një ngarkesë të madhe kanabisi, që është mbi 1 ton drogë.
Sipas informacionit nga mediet fqinje, të hënën në mëngjes (12/10), oficerët e Rojës Bregdetare bastisën një anije që ishte ankoruar në zonën më të gjerë të Marmari ku u gjetën sasi kanabisi që tejkalon një ton.
Në pranga ka rënë kapiteni i anijes dhe disa të tjerë. Vlera e drogës së kapur tejkalon 2 milion euro.
Anija ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë, nga ku kishte filluar udhëtimin me një destinacion ende të panjohur.