KORÇË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në doganën e Tushemishtit, pasi në makinën me të cilën udhëtonin, u janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale 90 kg, të cilat nuk lejohet që të tregtohen nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. E.Sh. dhe M.A. janë ndaluar në stacionin e policisë në Stenje.
‘Sot (30.10.2022), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra paraprakisht, zyrtarë policorë të Seksionit për Krimin Ndërkufitar Ohër dhe Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrjen e Kufirit Stenjë kanë ndaluar E. Sh. (22) dhe M.A. (25) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tipit ,, Nissan ,, me targa kombëtare shqiptare janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale rreth 90 kg, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E.Sh. dhe M.A. janë ndaluar në stacionin e policisë në Stenje dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të ngrihet padi e duhur.’- njofton policia.