Ish-kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë është kapur sot me 14 kilogram lëndë narkotike ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hudënisht-Pogradec, ku tre personat u kapën duke transportuar një sasi prej 14 kg lëndë narkotike teksa po transportohej nga Fieri drejt Korçës.
Lënda narkotike është gjetur e sekuestruar në operacionin antidrogë “Shkëmbimi” ku në pranga kanë rënë Arben Pilinçi, 44-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasja me dashje" (Ish-Kryeplak i fshatit Podgorie), Malti Kungulli, 29-vjeç dhe Arben Alushi 45-vjeç, ndërkohë filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortes së tij E.A, 36-vjeçe, të dy banues në Fier.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e cila ishte vendosur në 5(pesë) kuti me ambalazh kartoni.
- 1 automjet tip "BMË" model X5 me targë AA 447AJ në pronësi të Malti Kungullit.
- 1 automjet tip "Volksëagen Passat" me targë AA 517 IK në pronësi të Arben Alushit.
- 6(gjashtë) aparate celularë.
- Si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në janar të këtij viti, ish-kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë u zbulua nga policia se në realitet merrej me trafik droge, armësh dhe fitonte aq para sa lëvizte me fuoristradë Hummer.
Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e ish-kryeplakut Arben Pilinci policia zbuloi lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.
Ndërkohë, dy javë pas arrestimit të djalit të ish-kryeplakut policia gjeti dhe sekuestroi në një furgon të braktisur, të përshtatur si depo një sasi të konsiderueshme droge, që dyshohet të jetë fshehur nga babë e bir.
Droga u gjet në vendin e quajtur “Luadisht” ku u gjetën 35 kg kanabis sativa, 2 kg lëndë narkotike të dyshuar resin, në formë çokollate. Orlind Pilinci, 26 vjeç u vu në pranga më 10 janar në sajë të operacionit të koduar “Mali i Thatë”. Gjatë atij operacioni në lokaline Orlindit u gjet një sasi prej 1 kg kanabis.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com