Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende janë shpallur në kërkim pasi u kapën 2.2 ton kokainë të fshehur në 16 ton kanaçe me lëng shpargu në Peru. Në pranga kanë rënë 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja.
Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.
Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, Cesar Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të drogës.
“Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë”, tha ai.
Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Me rreth 400 tonë në vit, Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.
16 ton lëng shpargu ishte vendosur në kanaçe u sekuestrua nga policia peruane pasi brenda tyre ishin fshehur 2.2 ton kokainë. Dy shqiptarët që janë shpallur në kërkim si organizatorë të trafikut të drogës nga Peruja në Holandë.
Shpragu vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjecarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjecarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.
U arrestuan edhe pesë peruanë të tjerë ndërsa ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve në arrati. Nëse droga do të zbriste në Hollandë, do të shitej me vlerën e 160 milionë dollarëve.
Dy shqiptarët që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi do të transportonin 2.2 ton drogë, do të paguanin sasinë e drogës përmes kartëmonedhës virtuale Bitcoin.
Policia e Perusë kundër drogës kapi 2.2 ton kokainë që do të transportohej përmes anijeve në det. Destinacioni ishte Holanda! Sasia e kokainës ishte fshehur në kanoçet e shpargut. Nga operacioni u arrestuan 7 peruan ndërsa 2 shqiptarët vijojnë të jenë në liri.
Droga ishte e kamufluar në kanaçe u transportua në një kamion nga Trujillo në Callao, ku u kap të premten (10 qershor). "Kjo organizatë planifikoi të paguante ilaçin me monedha virtuale", tha kreu i Drejtorisë kundër drogës, Cesar Echevarría.
Sipas tij, bëhet fjalë për një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.
“Ne po koordinohemi me autoritet e Policisë Ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare”, shtoi ai.