ITALI- Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijanë që dyshohet se ka mbërritur nga shqipëria është kapur nga policia Italianë në qytetin e Leces mesditën e së enjtes.

Sasia e lëndës narkotike mendohet se ishte destinuar për qytetin e Leces dhe zonat e tjera përrreth.

Mediat lokale në itali bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike u gjet në një furgon tip Fiat, i cili ishte braktisur nga trafikantët, që dyshohet se kishin dijeni për aksionin e policisë italiane.

Po ashtu këto media shprehin bindjen së lënda narkotike ka ardhur nga shqipëria, vënd të cilin e cilësojnë si lider botëror të prodhimit të marijuanës.

Në kuadër të këtij operacioni policia italiane ka zhvilluar kontrolle në 21 banesa në qytetin e Leces dhe zonat përreth. 

Lënda narkotike mund të ketë hyrë në shtetin Italian përmes rrugës detare, ndërsa vijon puna e policisë për identifikimin e trafikantëve.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)