Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona në flagrancë pasi iu është gjetur dhe sekuestruar 320 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht-Devoll, Redona Demolli, 21 vjeçe, Mikel Çekrezi, 29 vjeç, dhe Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë. Ata u arrestuan në pikën kufitare të Kapshticës.
Përkatësisht arrestimi i tyre erdhi pas kontrollin në automjetet e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Ajo po udhëtonte së bashku me Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike, në çantën e saj, mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe.
Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, në çantën personale të Rudina Hoxhës që udhëtonte me të i`u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve’’.
Redaksia online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO