Afro 350 kilogramë kanabis u kapën mëngjesin e sotëm në pikën doganore të Kakavijës.
Sasia masive e lëndës narkotike u zbulua rreth orës 6:30, kur gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje të pikës kufitare, nga autoritetet doganore u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishin vendosur pakot me kanabis.
Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku gjetën 166 pako me nga 2.1 kilogramë kanabis.
Në prangat e policisë ka rënë shoferi i kamionit, Emanuel Qamo, i cili tashmë akuzohet për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
lajm në përditësim...
Komente









