Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se kryenin vjedhje në rajonin e Milanos dhe qytetet përreth. Nikolin Aldushi 27 vjeç, Kristian Tragani 23 vjeç, Stilian Tryci 38 vjeç dhe Osvaldo Vukën 20 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se kanë kryer 18 plaçkitje dhe 3 grabitje gjatë muajit shkurt.
Sipas autoriteteve italiane, grupi shqiptar ishte shndërruar në ankthin e qytetarëve italianë në zonën e Lombardisë, duke përfshirë qytete si Milano, si dhe Monza, Varese, Padova, Vicenza. Skema e vjedhjes ishte tipike, dy nga hajdutët thyenin dyer apo dritare dhe grabitnin ç'të gjenin, kryesisht flori dhe euro.
Personi i tretë ruante pranë shtëpisë më këmbë dhe një i katërt në timonin e një makine Audi TTS të bardhë. Makina që ata përdornin ishte e vjedhur, si dhe të gjitha makinat e tjera që përdornin gjatë grabitjeve rezultojnë të vjedhura.
Policia italiane thotë se deri tani janë të paktën dhjetë vjedhje të provuara nga grupi i të rinjve shqiptarë. Që prej muajit nëntor 2015, grupi shqiptar ishte nën vëzhgim dhe atyre u ishin vënë telefonat në përgjim. Në disa raste, ata janë zbuluar fare thjesht, teksa duke folur me njëri-tjetrin, tregonin: "
Kemi bërë një grabitje spektakolare".
Hetimet nisën kur shqiptarët, grupi i të cilëve sipas policisë italiane është më i madh, ishte futur në shtëpinë e një 79-vjeçari, i cili pasi i kishte pikasur kishte qëlluar në drejtim të tyre. Plumbat kapën në shpatull një tjetër shqiptar, 39-vjeçarin, Flori Eollaj, i arrestuar më parë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00