Kapen 400 kg kanabis Lazarati
u fshehën mes qepësh e ullinjsh

Kapen 400 kg kanabis Lazarati<br />u fshehën mes qepësh e ullinjsh
GJIROKASTER- Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia.  Sot në mëngjes policia e Gjirokastrës njoftoi për sekuestrimin e 400 kg mariuanë në një furgon me targa Vlore i cili po lëvizte në aksin Gjirokastër-Subash.

Operacioni u krye rreth orës 01:00 të 18 nëntorit 2013.  Sipas policisë Furgoni drejtohej nga Luan Tahiraj 34 vjeç nga Vlora. Furgoni sapo ka dalë nga Lazarati është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve.
 
Droga ishte fshehur në mes të ullinjve e qepëve në furgon.   Operacioni u kodua "ulliri”

FURGONI ME MARIUANE DOLI NGA LAZARATI 1 ORE PAS MESNATES
Rreth orës 01.00, të mëngjesit policia e Gjirokastres policia kishte kanë marrë një informacion në rrugë operative se ishte nisur nga fshati Lazarat një automjet benz furgon, i cili po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike Mariuanë në drejtim të Vlorës.  Menjëherë janë ngritur shërbime në aksin rrugor Gjirokastër –Subash. Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë -Gjirokastër, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tij. Në aksin rrugor Gjirokastër- Subash, poshtë fshatit Mashkullorë është bërë edhe bllokimi i automjetit.

DROGA ISHTE FSHEHUR MES ULLINJSH E QEPESH
Furgoni ishte ishte i ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me qepë dhe ullinj, poshtë këtyre thasëve kishte pako të shumta me lëndë narkotike.  Gjatë kontrollit rezultoi se në furgon kishte 117 lidhje me nga 5 pako secila , në formë cilindrike të stërgjatura me peshë 2.9 kilogramë secila lidhje gjithësej 339.3 kilogramë. Gjithashtu në brendësi të furgonit u gjetën edhe 35 pako me peshë 1.2 kilogramë secila si dhe 3 pako të mëdha me peshë të përgjithëshme 19 kilogramë , gjithësej pesha e pakove të vogla dhe të mëdha ishte 61 kilogramë .  Pesha e përgjithshme e mariuanës që u gjet në Furgon, ishte 400 kilogramë mariuanë e presuar.
 
DROGA KISHTE DESTINACION ITALINË
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga specialistët e Antidrogës, rezultoi se destinacioni përfundimtar i drogës ishte shteti italian, informon policia.

ARRESTOHET 34 VJECARI VLONJAT
Luan Tahiraj, 34 vjeç banues në Vlorë dhe që drejtonte automjetin Benz Furgon me targa VL 4811 C është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike “.

NE DY DITE U KAPEN 1.8 TONE DROGE
Kjo është sasia e dytë e madhe e lëndëve narkotike e kapur brenda dy ditësh. Dje u kapën 1.4 ton marijuanë në tre qytete të vendit, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.  Ndërkohë që në Gjirokastër  gjatë operacioneve të fundit për goditjen e trafikut të mariaunës të dalë nga fshati Lazarat janë sekuestruar 1 ton mariuanë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim