IGUMENICË - Policia e greke ka sekuestruar sot një sasi prej rreth 404 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga dy poseduesin e saj. Lënda narkotike është kapur në dy pjesë në kufirin kufirin shqiptaro-grek, midis Sarandës dhe Igumenicës, ndërsa policia greke ka vënë në pranga autorët, të dy shtetas shqiptar.

Ngarkesa e parë, me rreth 160 kg kanabis sativa u kap në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Plaisio, ku dhe u arrestuar një shtetas 42-vjecar, identiteti i të cilit nuk bën të ditur identitetin e tij per arsye hetimi.

Droga 159 kg 250 gram marijuanë eshte gjetur ne makinen e braktisur dhe dyshohet se ka kaluar nga fshati Janjar i Sarandës drejt territorit grek. Disa orë më vonë, policia greke sekuestron një tjetër ngarkesë me rreth 244 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Droga u kap në zonë e njohur Asproklis në Igumenicë, ndërsa në pranga ka rënë një tjetër shqiptare, një 21-vjeçar.

Mësohet se droga kishte kaluar nga Konispoli.

(sf/Shqiptarja.com)