Kapen 70 pako me marijuanë pranë Igumenicës! Arrestohet shoferi shqiptar nga policia greke! Droga në treg arrinte vlerën 190 mijë euro

Kapen 70 pako me marijuanë pranë Igumenicës! Arrestohet shoferi shqiptar nga policia greke! Droga në treg arrinte vlerën 190 mijë euro

Droga brenda automjetit

Rreth 70 pako me peshë 77 kg e 320 gram marijuanë janë sekuestruar nga policia greke. Ngarkesa me drogë u kap në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës. Droga që nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën 190 mijë euro u kap brenda automjetit që drejtohej nga një shqiptar, i cili u arrestua nga policia. Ai po drejtonte makinën që e kishte marrë në një kompani që jep mjete me qira dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe kundërshtoi kontrollin. Ky operacion u zhvillua nga policia greke.

Ndërkohë një tjetër operacion i përbashkët anti-drogë është zhvilluar mes Policisë së Vlorës dhe Gurdia di Finanzias, që kishte si destinacion Italinë. Si rezultat i operacionit, nga i cili u sekuestrua rreth 1 ton kanabis kanë rënë në pranga 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim.

Tre shqiptarët dyshohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Ata kanë ngarkuar drogën në velierën që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

Në pranga kanë rënë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç, Qemal Pekmezi, 19 vjeç, të cilët janë arrestuar në Vlorë. Si edhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj, 33 vjeç. Nga Guardia di Finanzia janë arrestuar dy ukrainasit Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Policia ka sekuestruar tre skafet që u përdorën nga shqiptarët për të transportuar drogën drejt velierës. Skafet u gjetën në banesën e Saverjo Imeraj, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi kanabisi, 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se janë të vendosur për të vijuar luftën kundër narkotikëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa