Një sasi prej 700 kilogramë Kanabis Sativa është kapur nga policia ne ishullin Zakynthos të Greqisë, teksa ka dyshime të forta që sasia e drogës të ketë ardhur nga Shqipëria.

Policia helene deri më tani ka arrestuar 7 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur .

Lënda narkotike po transportohej me skaf, teksa policet greke janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues dhe aksioni është finalizuar me bllokimin e sasisë së drogës.

Mësohet se në skafin që transportonte lëndën narkotike ishin 5 persona,ndërsa dy të tjerë janë arrestuar teksa prisnin sasinë e drogës pranë një kamioni.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)