Kapen 750 kilogramë marihuanë në
kufi mes Maqedonisë dhe Kosovës

Kapen 750 kilogramë marihuanë në<br />kufi mes Maqedonisë dhe Kosovës<br>
Para disa orëve janë kapur 750 kilogramë drogë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, respektivisht në vendin e quajtur Bllacë.

Sipas portalit Tetova1, droga është gjetur në një kamion transportues dhe si pasojë janë duke u marrë të gjitha masat që të vërtetohet se kush e ka porositur drogën dhe ku ka qenë destinacioni i fundit.
Dyshohet se droga e kishte prejardhjen nga Shqipëria.

Si burim informacioni policia e shtetit të Maqedonisë e ka shoferin e kamionit i cili është arrestuar në detektimin e marihuanës.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtarë të policisë por thuhet se janë duke zbuluar një kanal të rëndësishëm të trafikut me drogë në Ballkan.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore