81 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia ditën e sotme në Memaliaj dhe Gjirokastër, ndërsa u arrestua në flagrancë njnë person.

Si rezultat i operacionit të koduar "KOSHTAN", në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte kanabis, si dhe një armë gjahu teke e markës "Bajkal".

Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 6 kilogramë kanabis në Libohovë, Gjirokastër, ndërsa arrestoi një 45-vjeçarë, Nedin Karavidha, i cili dyshohet si poseduesi i lëndës narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit u gjetën dy qese dhe një thes të mbushur me kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Policia sekuestron 75 kg kanabis, poseduesit në kërkim
  (Lënda narkotike e sekeustruar në Gjirokastër e Memaliaj)
 
 Njoftimi i plotë i policisë:
Memaliaj dhe Gjirokastër.
Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Operacion antidrogë i koduar "KOSHTAN".
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë.
Sekuestrohen gjithsej 81 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë gjahu.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë zhvilluar një operacion antidrogë.
Si rezultat i operacionit të koduar "KOSHTAN", në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës "Bajkal".
Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi i mësipërm dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com