Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar 9841 rrënjë kanabis sativa në fshatin Ninat të Bashkisë Konispol, në zona pa pronar. Për këtë shkak, policia tha se është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të lëndës narkotike.

Një pjesë e mirë e bimëve sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit janë zbuluar në kubikë dhe të mbjella të cilat kishin arritur madhësinë nga 5- 15 cm.

Në fshatin Ninat të bashkisë Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, kanabis sativa. Nga këto bimë, 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm. ndërkaq në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4 mijë rrënjë bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në vendin e quajtur "Kalaja e Ali Pashës". Bimët ishin të mbjella në disa parcela të cilat pas identifikimit dhe dokumentimit janë asgjësuar me djegie.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)