Kapen duke transportuar 9 klandestinë, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec, nën hetim një 52-vjeçar

Kapen duke transportuar 9 klandestinë, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec, nën hetim një 52-vjeçar

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi është kapur duke u transportuar ilegalisht 9 shtetas të huaj. Po ashtu në këtë operacion është vënë nën hetim edhe një 52-vjeçar, të dy akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

25-vjeçari i arrestuar është A.V 25-vjeç banues në Gjirokastër, ndërsa i proceduari në gjendje të lirë është V.M 52-vjeç banues në Pogradec. Ata janë ndaluar në fshatin Buqezë ku në mjetin e A.V kanë qenë 7 persona të huaj ndërsa në mjetin taksi të V.M ishin dy persona të tjerë me shtetësi të huaj.

A.V dhe V.M u vunë në prangat e policisë në saj të operacionit për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në drejtim të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar ilegalisht kufirin kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit