TIRANË - Dy adoleshentë të dyshuar si autorë të vrasjes së një 19-vjeçari pasditen e së mërkurës në një pishinë në Vorë, u arrestuan nga policia e komisariatit numër 6 në kryeqytet si dhe zyra e hetimit të krimeve ndaj jetës.
Tre persona të dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit dhe plagosjen e 4 të tjerëve të mërkurën, në një pishinë në Vorë u arrestuan në Tiranë. Në prangat e efektivëve të komisariatit nr. 6 ranë Luan Shkalla 18 vjeç, banues në Vorë, 17-vjeçari me iniciale R.V, banues në Tiranë, si dhe Ismail Kamberi 18 vjeç, banues në Kashar. Burime pranë komisariatit nr. 6 thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 18-vjeçari Shkalla dhe 17-vjeçari me iniciale R.V u arrestuan gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në një banesë në zonën e Kombinatit, ku nuk bënë rezistencë ndaj policisë. Ndërsa më pas u bë e mundur edhe vënia në pranga e 18 vjeçarit Kamberi.
Ata dyshohet se janë autorë të vrasjes së Klevis Dishës, plagosjes së vëllait të tij Lorenc Disha, djalit të xhaxhait K. Disha dhe dy personave të tjerë 23-vjeçari M.Kupa dhe Xh. Doku banues në Nikël.
Sipas policisë, i riu që humbi jetën, të afërmit dhe miqtë e tij nuk kishin njohje me personat që dyshohen autorë. Por, policia sqaron se konflikti mes tyre nisi për një femër, por edhe për një motiv tjetër banal siç ishte lagia me ujë pishine e grupit të të rinjve që mbetën të plagosur nga njëri prej autorëve.
“Ne ishim duke u larë në pishinë kur një prej tyre na ka hedhur ujë. Nuk di nëse ka qenë e qëllimshme apo ka qenë diçka që të na ngacmonte”, ka thënë për policinë një prej të rinjve të plagosur.
Nga ky moment, sherri mes tyre degradoi në përplasje me thika.
Gjithsesi burime nga policia thanë për A1 Report se po verifikohen edhe pista të tjera.
19-vjeçari Klevis Disha banues në Nikël të Krujës ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditjet me thikë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve përreth pishinës për të hedhur me shumë drite mbi këtë ngjarje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO