Dy grupe kriminale janë prangosur në Itali dhe ato përbëheshin nga shqiptarë të cilët grabisnin banesa në zona të ndryshme dhe hera herës përdornin edhe dhunën për të arritur qëllimin e tyre.

Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për autorët e grabitjeve në Pisa, Pontedera, San Giuliano Terme dhe në Lucca të Italisë ku grupi ndahej në dy pjesë për të mos rënë në sy.

Në këto grupe ishin të përfshirë edhe italianë, rumunë, maqedonas e kosovarë, por nuk përjashtoheshin edhe minorenë.

Hetimet e nisura pas një grabitje të raportuar, kanë nxjerrë në pah faktin se grupi i hajdutëve përpara se të hidhej në sulm përdorte lëndë narkotike, për të marrë fuqi për vjedhjet e planifikuara.

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se kreu i këtij grupi kriminal është një shqiptar që jeton në Pisa që i ka “trajnuar” hajdutët e tjerë sesi të vidhnin.

Hetuesit kanë thënë se mesazhi i hajdutëve ishte “Le të shkojmë në plazh”, dhe për aktivitetin kriminal të grupeve ishin në dijeni edhe disa prindër të të përfshirëve.
  
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)