Kapen mbi 1 ton drogë në Greqi, ishte fshehur në një velierë me flamur të Delaware

Kapen mbi 1 ton drogë në Greqi, ishte fshehur në një velierë me flamur të Delaware

Një aksion anti-drogë në Greqi ka çuar në sekuestrimin mbi 1 ton kanabis dhe vënien në pranga të 2 personave.

Report TV mëson se lënda narkotike ishte e ndarë në 637 pako me peshë totale 1 ton e 67 kg 750 gram

Droga u kap në gjirin “Porto Kagio” në lindje të Manit ne Githio, nga ku autoritetet greke pikasën velierën me flamur të shtetit të Delaware në SHBA.

Në pranga kanë rënë dy persona, që nga të dhënat paraprake mësohet se janë  shtetas të huaj të moshës 28 dhe 42-vjec, kombesia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Deri më tani nuk dihet se ku ishte ngarkuar mjeti lundrues me sasinë e madhe të drogës, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë dhe të rrjetit të trafikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja