KORÇË- Në Korçë janë sekuestruar mbi 15 mijë fishekë luftarakë, 30 kallëpe tritol, 60 copë granata dore defensive dhe 41 copë ndezësa të unifikuar gjatë një operacioni policor mbrëmjen e ditës së djeshme.
Lëndër plasëse janë gjetur në zonën kufitare mes Devollit dhe Greqisë, pranë fshatit Arrëz, të fshehura në pyll në momentin kur do bëhej kalimi i tyre në Greqi.
Policia e Korçës bën me dije se janë identifikuar dy autorë që për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Dy autorët janë shpallur në kërkim dhe sipas policisë, ata dyshohet se do të bënin trafikimin e lëndëve plasëse në shtetin fqinj, Greqinë.

Autorët kanë arritur të arratisen duke përfituar edhe nga errësira e natës dhe nga terreni i vështirë malor. Sipas policisë, lëndët plasëse do të kalonin në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër, ose malit.
Ndërkohë që policia po vijon punën deri në kapjen e dy autorëve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO