Dy të rinj u vunë në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi ju zbuluan 9 kilogram kanabis gjatë kontrollit të automjetit. Arben Muça, 35 vjeç,  banues në Vorë dhe Amarildo Seferi, 22 vjeç, banues Nikël, u arrestuan nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar "Muzgu".

Sipas Policisë, Arben Muça ishte sekseri që gjente tregun për të shitur lëndën narkotike, ndërsa Amarilo Seferi dhe personi i shpallur në kërkim një 24-vjeçar me inicialet M.Ç zotëronin lëndën narkotike.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që drejtohej nga Amarildo Seferi, në fshatin Nikël, policia gjeti rreth 9 kg lëndë narkotike. Makina dhe një tjetër automjet tip Golf u sekuestruan nga policia bashke me tre aparate celularë.

kanabis
kanabis
kanabis
kanabis
kanabis

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com