Policia e Krujës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Radë si dhe ka arrestuar tre persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë Pjetër Shota 56 vjeç, Ilir Shota 35 vjeç nga fshati Mallkuç dhe Marios Paloçi 24 vjeç nga Hamallaj.

Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit tip “Fiat”, me të cilin udhëtonin Ilir dhe Pjetër Shota, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

durres arsenal rmesh

Ndërkaq gjatë kontrollit në banesën e Pjetër Shotës në cilësinë e provave material janë gjetur dhe sekuestruar një automatik, një pushkë, një çifte, gjashte krëhëra  automatiku me 95 fishekë dhe dy krëhëra me 40 fishekë model 54.

Ilir Shota dhe Mario Paluçi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa Pjetër Shota akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

durres

durres

Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)