Kapen në Itali dy shqiptarët me kokainë e armë nga Lufta e Parë Botërore (FOTO)

Kapen në Itali dy shqiptarët me kokainë e armë nga Lufta e Parë Botërore (FOTO)

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policia Italiane në Frazione Ulignano, pasi janë kapur me kokainë dhe me armë zjarri. Shqiptarët po udhëtonin me një Golf GT dhe janë ndaluar nga karabinierët për kontorll ku më pas u janë gjetur edhe kokaina dhe arma e zjarrit.

Sipas mediave italiane dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33 dhe 22-vjeç. Gjatë kontorllit policia çmontoi makinën e tyre dhe në të përveç kokainës u gjet edhe arma e veçantë Mauser. Kjo armë datonte që nga Lufta e Parë Botërore dhe konsiderohet si një armë vdekjeprurëse gjysmë-automatike e modelit 1910, kalibër 6,35. Sipas polciisë italiane arma në fjalë ishte në gjendje të shkëlqyer dhe gati për zjarr.

Dy shqiptarët pas arrestimit janë dërguar në burgun e Santo Spirito dhe më pas do të përballen me akuzat në Gjykatë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?