Arrestimi i shqiptarëve është bërë nga një kontroll rutinë i ushtruar nga autoritetet italine, ndërsa karabinierët ndaluan makinën e dyshimtë në të cilën ndodheshin shqitarët.
Shqiptarët e arrestuar janë Armand Hasa 29 vjeç dhe Abaz Vrapi 48 vjeç. Dy shqiptarët janë pikasuar nga autoritetet teksa fshihnin diçka mes bimëve, e cila më pas rezultoi të ishte një “bukë” me një sasi prej 500 gram heroinë, njoftojnë mediat italiane.
Sakaq, nga kontrollet personale dhe të banesave shqiptarëve u janë gjetur rreth 25 gram marijuanë.
Dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të vendimit nga organet gjyqësore italiane.

(Shqiptarët e arrestuar në Itali pasi iu gjet një sasi marijuane)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











