'Kapërcimi i të kaluarës', Opozita thotë se marrëveshja Kurti-Vuçiç ia fal krimet Serbisë

'Kapërcimi i të kaluarës', Opozita thotë se marrëveshja Kurti-Vuçiç ia fal krimet Serbisë

Kurti dhe Vuçiç

Deputetët e opozitës janë shprehur të shqetësuar me marrëveshjen e BE-së, për të cilën mbrëmë janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Përveç mungesës se njohje së ndërsjellë dhe pranimit të Asociacionit, ata kanë përmendur edhe pika tjera të marrëveshjes që janë problematike për Kosovën. Në preambulë të këtij dokumenti thuhet se palët pajtohen “Ta tejkalojnë trashëgiminë e të kaluarës”.

Kjo fjali është interpretuar si falje e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovës. Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kjo fjali nuk është dashur të jetë aty. Propozimi i BE-së / Frika nga neni 7 i propozimit të BE-së për Kosovën dhe Serbinë

“‘Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës’ – thotë marrëveshja në hyrje të saj. Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë! ‘Nuk paragjykohet statusi’ – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur. Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike. Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7. Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebok”.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky është rasti i parë në histori që një shtet i fal krimet e luftës pa kërkuar falje agresori.

“Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin. Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje. ASNJËHERË krimet e luftës nuk vjetërsohen, asnjëherë. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dijnë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ANKTH. Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në marrëveshje që nuk zbardh fatin e tyre!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Kurse, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur shqetësimet e saj për të drejtat që kjo marrëveshje ua jep komunitetin serb në Kosovë. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo marrëveshje siguron vetëm avancimin e pozitës së serbeve në Kosovë në shkallë autonomie.

“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale. Vetëm njohja e ndersjellë do t'i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapesirën nderkombëtare”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Qeveria synon ta padisë Serbinë për gjenocid

Ndryshe nga marrëveshje, Qeveria Kurti e kishte futur edhe në programin qeverisës padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

Në dokumentin kryesor të qeverisë thuhet se për adresimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, do të rriten kapacitetet profesionale të Prokurorisë Speciale, do të themelohet Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe do të hartohen politikat për drejtësi tranzicionale dhe kornizën ligjore për personat e zhdukur.

Takimi i 27 shkurtit / Del aneksi i zbatimit të marrëveshjes në Bruksel, puna për Asociacionin nis brenda 15 ditësh pas nënshkrimit

“Do të fuqizojmë kapacitetet profesionale të Prokurorisë Speciale, për adresimin e krimeve të luftës dhe shkeljeve të vlerave të mbrojtura me të drejtë ndërkombëtare dhe ofrimin e drejtësisë viktimave të këtyre krimeve. Do të themelojmë Institutin për krimet e kryera në Kosovë, me qëllim të gjetjes së fakteve për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, dokumentimit dhe arkivimit të tyre. Njëkohësisht, do të përgatisim padinë kundër Serbisë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Po ashtu, do të angazhohemi në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale”, thuhet në programin qeverisës.

Po ashtu, qeveria në program pretendon përllogaritjen e dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara gjatë luftës.

“Nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, do të bëjmë identifikimin dhe promovimin e proceseve të ndryshme që do t’u garantojnë viktimave të krimeve të drejtën për drejtësi dhe për të vërtetën. Ndër të tjera, do të zhvillojmë një platformë reparative, e cila do të synojë përllogaritjen e dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara gjatë luftës”, thuhet në programin e Qeverisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare