VLORE - Policia e Vlorës bëri të ditur pasditen e sotme se ka arritur të kapë rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa. Sekuestrimi i drogës është kryer rreth 3 km larg Gjirit të Shën Vasilit në Gadishullin e Karaburunit, theksoi një njoftim paraprak i bluve të Vlorës.
Strukturat e sektorit kundër krimit të organizuar të këtij qarku kishin marrë informacion në rrugë operative se një sasi e madhe lëndësh narkotike gjendej në brigjet e Gadishullit të Karaburunit e se po bëhej gati të nisej drejt brigjeve të Italisë, ku dhe do të trafikohej.
Kështu, Drejtoria e Policisë së Vlorës ka koordinuar një operacion të përbashkët me Repartin e Forcave Speciale Delta, përmes të cilit ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e lëndës narkotike.
“Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, përfundoi njoftimi i Policisë së Vlorës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com