Kapet 27-vjeçari që shiste drogë në Tiranë, i sekuestrohet shkop gome, armë gjahu dhe shufër metalike

Kapet 27-vjeçari që shiste drogë në Tiranë, i sekuestrohet shkop gome, armë gjahu dhe shufër metalike

Materialet e sekuestruara nga policia

Një 27-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Sipas policisë, arrestimi i 27-vjeçarit u bë pas denoncimit të qytetarëve.

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të ardhur në Komisariatin Dixhital se një shtetas, në rrugën “Irfan Tomini”, shiste drogë, armë luftarake dhe sportive, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personit që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë