Sekuestrohen 300 kg marijuanë ne kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë ne Igumenicë. Droga është gjetur mes shkurreve në një zone që lidhet edhe me tokë edhe me det me Shqipërinë. Droga është kapur konkretisht ne vendin e quajtur Loridha Sajadhe në Igumenicë.
Janë sekuestruar 8 çanta që përmbanin 35 pako me peshë totale fikse 299 kg e 612 gram marijuanë. Autoritetet greke vijojnë hetimet.