TIRANE - Skuadra e Antidrogës e Tiranës arrestoi në orët e vona të mbrëmjes së te enjtes një 42-vjeçar të akuzuar si shpërndarës i heroinës për zonën e Alliasit dhe Kombinatit.
Astrit Beka, është arrestuar në afërsi të shkollës “Bajram Curri” me disa doza heroinë të fshehura në levën e marshit të automjetit të tij tip Benz.
Policia e Tiranës raportoi se pas kontrollit në banesë, Bekës i është sekuestruar një sasi prej 23 gramësh, e mjaftueshme për 48 doza heroinë, si dhe një peshore elektronike me të cilën bëhej ndarja e drogës.
Janë pikërisht kjo sasi droge dhe kjo peshore që ju po shihni në këtë foto të siguruar nga gazetarët e A1Report.

Burimet policore thanë se Beka ka qenë i dënuar edhe më parë për shpërndarje droge në Tiranë.
Tashmë ai ndodhet i siguruar një ambjentet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje në lidhje me rrjetet e furnizimit me drogë të shpërndarësve në kryeqytet.
Redaksia Online
(a.ç/Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com